Artan Minarolli: Regjisorët abuzojnë, fryjnë buxhetet artificialisht
Rreth 90% e projekteve të paraqitura në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë nuk plotësonin dokumentacionin për t'u futur në konkurs". Kështu deklaron kryetari i saj, Artan Minarolli, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare". I pyetur mbi projektet që do marrin jetë, regjisori tregon se mangësitë shfaqen në paraqitjet e shtrembëruara dhe të fryra të buxheteve të filmave, si dhe në mossinkronizimin e këtyre buxheteve me planet financiare, që do të thotë se nuk paraqiten garanci për të siguruar fonde të tjera me anë të bashkëproduksioneve të huaj ose vendas. "Kjo gjë ul garancinë e realizimit të këtyre filmave dhe rrjedhimisht, nëse do të fitojnë kështu siç janë paraqitur, kthehen në projekte virtuale dhe pengesë për ecurinë e projekteve", tregon ai. Më tej, kryetari i QKK-së bën me dije se cilat janë rregullat e reja të konkurrimit në këtë institucion.
Cilat janë të rejat në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë?
Në Qendrën Kombëtare Kinematografike vazhdon të funksionojë sistemi që rrjedh nga Ligji "Për Kinematografinë". Kjo do të se thotë të gjitha projektet filmike aprovohen nga Këshilli i Miratimit të Projekteve, i cili zgjidhet nga shoqatat e kineastëve. Këtë vit janë duke përfunduar xhirimet e katër filmave të metrazhit të gjatë dhe katër të metrazhit të shkurtër. Me gjithë kufizimet financiare, ia kemi arritur që të ruajmë normalitetin.
Çarë filmash janë planifikuar për këtë vjeshtë?
Në fund të vitit pritet të kemi dy premiera të filmit të gjatë: "Ana" me regji të Spartak Pecanit dhe "Amaneti" me regji të Namik Ajazit.
Pse janë shtyrë afatet e projekteve të reja?
Krahas realizimit të filmave të rinj dhe shfaqjes së premierave, ne kemi shpallur afatin e fundit dt. 20 qershor për paraqitjen e projekteve të reja për filma të gjatë dhe të shkurtër. Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, pasi analizoi 17 dosjet e aplikantëve për film të gjatë, konstatoi se rreth 90% e projekteve të paraqitura nuk plotësonin dokumentacionin për t'u futur në konkurs. Kryesisht mangësi shfaqen në paraqitjet e shtrembëruara dhe të fryra të buxheteve të filmave, si dhe mossinkronizimi i këtyre buxheteve me planet financiare, që do të thotë se nuk paraqiten garanci për të siguruar fonde të tjera me anë të bashkëproduksioneve të huaj ose vendas. Kjo gjë ul garancinë e realizimit të këtyre filmave dhe rrjedhimisht, nëse do të fitojnë kështu siç janë paraqitur, kthehen në projekte virtuale dhe pengesë për ecurinë e projekteve të tjera. Për këtë arsye, si edhe për parregullsi të tjera, ne e shtymë afatin e paraqitjes së këtyre projekteve për në datën 15 tetor dhe i dërguam çdo produksioni aplikant shkresa ku iu shpjegojmë se çfarë duhet të plotësojnë konkretisht në dosjet e tyre.
Ndërsa për filmin e shkurtër (afati është deri më 30 shtator), Këshilli i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve konstatoi se një pjesë shumë e madhe e tyre nuk arrin kriterin e vendosur para dy vjetësh në rregulloren e brendshme të QKK, sipas të cilës nuk mund të aplikohet për film të shkurtër pa pasur diplomë apo certifikatë që të vërtetojë edukimin në fushën e kinematografisë.
Si ka ndryshuar rregullorja?
Duke u nisur nga ky realitet, mbas shumë diskutimesh, Këshilli i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve i sugjeroi kryetarit që të ndryshojë pikat e rregullores ku shprehen këto kufizime për aplikantët, pasi u vlerësua si drastike dhe nuk jep rezultat në kushtet reale. Si për ironi, shumë pak aplikime janë bërë nga të rinj që kanë kryer shkollat për regji filmi, ndërsa ishte menduar se me aplikimin e këtij rregulli, brezat që kanë mbaruar shkollat e filmit do të kishin rrugën e hapur dhe do të sillnin fluks aplikimesh. Ka ndodhur e kundërta. Të diplomuarit rezultojnë që nuk janë shumë të interesuar, përkundrazi të apasionuarit e kinemasë që kanë arritur të bëjnë nga një vepër të shkurtër, paraqiten më konkurrentë në këtë fushë. Kjo është një çudi që duhet analizuar.
A prisni të jeni në këtë detyrë edhe me ardhjen e qeverisë së re?
Sipas ligjit për Kinematografinë, unë jam zgjedhur si kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me propozim nga ish-ministri i Kulturës, Z.Ferdinand Xhaferri dhe emëruar nga ish-kryeministri, z.Sali Berisha, për një mandat 4-vjeçar, që përfundon në dhjetor të këtij viti. Pra, mandati im për detyrën që kryej përfundon këtë dhjetor.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)