PD-PS asnjë pyetje për programin, Meta: Opozita t’i rrijë larg bojkotit
TIRANE- Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk do të dërgojnë pyetje në Kuvend për debatin e programit qeverisës të kryesocialistit Edi Rama. Burime brenda PD-së dhe PS-së konfirmojnë se asnjëra nga palët nuk do të depozitojnë pyetje rreth programit qeverisë të prezantuar në seancën e ditës së martë në Kuvend. Debati rreth programit të kryeministrit të ri është parashikuar që të zhvillohet ditën e shtunë, ku Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme dhe pritet të vijojë edhe ditën e shtunë. PD-ja e kërkoi shtyrjen e seancës, pasi i duhej kohë për të shqyrtuar programin, ndërkohë që në seancën e së martës e braktisi fjalimin e Ramës, duke e marrë si fyerje dhe sulm ndaj opozitës së djathtë. Pikërisht për këtë arsye mësohet nga PD-ja se nuk do të dërgohen në Kuvend pyetje nga deputetët e djathtë, por që do të kalohet direkt në debatin për çdo pikë të programit të Edi Ramës. Sipas PD-së, Rama foli si të ishte në fushatë elektorale, ndërsa akuzoi se nuk ka përfshirë në program disa nga premtimet marramendëse të bëra gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit. Sipas PD-së, Rama po mashtron qytetarët shqiptarë, duke mos iu përmbajtur premtimeve të bëra ndërsa konsideroi se në pushtet erdhi duke mashtruar qytetarët shqiptarë dhe se programi parashikon dëshirat e politikanëve të majtë dhe jo interesin e shqiptarëve.
Ndërkohë po dje kryetari i ri i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi në një intervistë të parë për TCH, pas zgjedhjes në këtë detyrë se: “dua të besoj se opozita e re do të qëndrojë larg frymës së bojkotit përmes pjesëmarrjes së saj”. Më tej, ai u shpreh se: “natyrisht që parlamentarizmi kërkon edhe durim, kërkon edhe vetëpërmbajtje. Sigurisht që ne nuk mund t’i shkrijmë partitë apo qeverinë me opozitën sepse i shohin edhe çështjet nga dy këndvështrime të ndryshme. Duhet të kemi durim për të dëgjuar konsideratat politike të secilit edhe kur nuk na pëlqejnë”, - tha ai.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)