E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Zeneli kreu i Gjykatës së Tiranës, kundërshton Alibeaj

Artan Zeneli është zgjedhur kreu i Gjykatës së Tiranës, por zgjedhja e tij është kundërshtuar nga ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj. I pranishëm në mbledhje ishte dhe kreu i KLD, presidenti i vendit, Bamir Topi. 

TIRANE- Përplasje në mbledhjen e sotme të KLD-së, për zgjedhjen e kreut të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.

Artan Zeneli është zgjedhur tashmë kreu i kësaj gjykate por kjo është kundërshtuar nga ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Menjëherë pas mbledhjes, Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi përmes së cilës e ka konsideruar farsë procesin e sotëm për zgjedhjen e kreut të gjykatës së Tiranës.
Ai tha se ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Alibeaj theksoi se Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë. I pranishëm në mbledhje ishte dhe kreu i KLD, presidenti i vendit, Bamir Topi. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›