LSI, Haxhinasto: Në qeveri si garanci për stabilitet politik
Kryetari i Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI u shpreh se Konventa e djeshme vlerësoi vendimin e LSI për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës si alternativën e vetme për të garantuar stabilitet dhe për të vazhduar proçeset integruese
TIRANË-Kryetari i Këshillit Drejtues Kombëtar (KDK) të LSI-së, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot se, “ Konventa që u mblodh dje vlerësoi vendimin e LSI për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës si alternativën e vetme për të garantuar stabilitet politik në vend dhe për të vazhduar proçeset integruese”.
Sipas tij, “ konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike, reformat e integrimit evropian, lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE, reforma zgjedhore dhe pavarësia e gjyqësorit do të jenë objektiva kryesore edhe për koalicionin e ardhshëm qeverisës”.
Në vijim të deklaratës së tij, Haxhinasto tha se, “konventa ishte një shembull i qartë i funksionimit të demokracisë së brendshme në LSI dhe pasqyrë e hapësirave për shprehjen e mendimit ndryshe dhe për respektimin e tij”.
Konventa e Jashtëzakonshme Kombëtare e LSI-së, u zhvillua dje dhe miratoi pjesëmarrjen e kësaj force në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, si fituese e zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009, si dhe mandatoi Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta të negociojë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha për krijimin e koalicionit qeverisës. Gjatë Konventës u dëgjuan dhe zërat ndryshe, ku spikati i Fatos Klosit, një nga krijuesit e partisë së re që akuzoi se marrëveshja e re me PD, i theu idealet e tij për LSI.
(d.b/BalkanWeb)