E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Artanin e trajtuam sic deshironte, por ishte i shume i deshperuar"

Artan Halili duket se e ka menduar kohe me pare skenarin e vetevrasjes se tij. Qendronte i vetmuar, zhytej ne mendime, nuk afrohej me te denuar te tjere, madje kishte bere kerkese qe te jetonte i vetem ne qeli. Personeli dhe drejtoria e burgut i ka qendruar prane, madje e ka marre ne konsiderate kerkesen e tij, duke e vendosur ne dhome vetem me nje te denuar. Por 27-vjecari ka gjetur rastin kur ishte i vetem ne dhome dhe i ka dhene fund jetes, duke vene lakun ne fyt me carcaf. Drejtori i burgut te Peqinit, Pajtim Murrja, shprehet per "KJ" se, "i denuari Artan Halili sillej mire ne institucion. Ishte mjaft i urte dhe respektonte gjithe normat e sjelljes. Por sipas kujdestareve ai tentonte te qendronte i vetmuar dhe zhytej ne mendime. Ka pasur veshtiresi ne akomodimin dhe natyralizimin me te denuarit e tjere". Ne kete situate ka paraqitur kerkese per te qendruar i vetem ne dhome dhe drejtoria e mori ne konsiderate kete kerkese, duke e lene ne dhome me nje djale tjeter. "Para dy muajsh i vdiq i ati dhe ne e derguam me leje ne shtepi. Pas kthimit nga leja, ka qene akoma me i merzitur edhe pse stafi i ka qendruar prane. Dje ne mbremje u gjet i vetevarur nga kujdestari edhe pse nga ana jone u trajtua sic deshironte", perfundon Murrja per gazeten.

Precedentet, dy vetevrasje ne burgun e Peqinit

Dy vetevrasje kane pasur kryefjalen "Burgu i Peqinit" brenda nje viti. Ngjarja e pare ka ndodhur ne 30 korrik te vitit 2008 ne dhomen speciale te ketij institucioni, kur Mynyr Muca, nje i denuar, pasi ka pritur bashkeshorten Thelleza ne takim, duke kaluar naten ka bere koktejl vdekjeprures me pije te ndryshme te dyshuara, ka mbytur bashkeshorten dhe me pas ka rene ne korrent dhe vete duke u flijuar. Per ngjarjen u dyshua motivi i xhelozise, nderkohe qe u gjet dhe nje leter e shkruar. Ngjarja e dyte ka ndodhur 11 dite me pare, kur gardiani i burgut te sigurise se larte, Elton Hamataj, eshte vetevrare me nje plumb pistolete ne balle, ne kushte depresioni ne banese, pasi kishte derguar gruan dhe vajzen tek prinderit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›