E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret me thike trafikanti shqiptar

Masakrohet me thike ne nje nga rruget e qytetit jugor te Italise ne Kazerta shq iptari Xhevair Malaj, 27 vjec. Policia italiane njofton se behet fjale per nje person me precedente penale, i cili eshte arrestuar disa here per vepren penale te trafikut te droges. Kane qene karabinieret italiane ata qe e kane gjetur te riun shqiptar te plagosur ne rruge, ne gjendje gjysem te gjalle dhe menjehere e kane derguar ne spital. Sipas agjencise zyrtare te lajmeve italiane i riu shqiptar ka humbur edhe pse eshte derguar ne kohe ne spital, nuk kane mundur dot te mbijetoje per shkak te plageve te renda. Sipas policise dyshohet qe i riu te jete sulmuar nga bashkekombas te tij shqiptare. Malaj njihej nga policia si person me precedente penale vecanerisht per vepren penale te trafikimit te droges. Policia italiane nisi menjehere hetimet per ngjarjen, per kapjen e vrasesit dhe ne kerkim te identitetit te vertete te viktimes, pasi dyshohet se ai eshte kapur me shume se njehere nga policia dhe perhere ka treguar gjeneralitete te ndryshme. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se vrasja mund te jete kryer nga te tjere shqiptare per larje hesapesh ne pazaret e droges ku ishte pleksur i riu. Trupi i Malajt eshte derguar ne morgun e Institutit te Spitalit te Casertes ne pritje te terheqjes nga te afermit.

Arrestimi i Malajt

Xhevair Malaj rezultonte te ishte nje person i skeduar nga policia italiane, per trafik nderkombetar te droge. Ne vitin 2008 ai eshte arrestuar ne Marcianise te Kazertes, pasi ishte i kerkuar nga organet e drejtesise per 2 vjet rresht. Pas nje aksioni te organizuar te policise italiane te shtrire nga Napoli ne Lece, policia arrestoi 79 trafikante nderkombetare te droges, ne mesin e te cileve i shumekerkuari shqiptar Xhevair Malaj. Ai akuzohej per trafik nderkombetar te droges kryer ne bashkepunim dhe shperndarje te kokaines dhe heroines. Kapja e Xhevair Malajt, nje vit me pare u be e mundur pas arrestimit te nje grupi trafikantesh, te cilet kane deshmuar shume te dhena, mes te cilave edhe vendndodhjen e Malajt. Gjate operacionit te policise ai eshte kapur ne nje banese te qytezes Marcianise, bashke me kater bashkepunetore te ngushte, dy gra ukrainase dhe dy burra shqiptare. Por pas ketij arrestimi nuk dihet sesi nje vit me pas i shumekerkuari Malaj, eshte liruar nga burgu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›