Artet, rezultatet e konkurseve të pranimit
06/09/2011 Pikët për kandidatët në tri fakultete: Artin Skenik, Figurativ dhe në Fakultetin e Muzikës
Kandidatët që nuk kanë pikë përbri emrit automatikisht të pezulluar nga gara për këto degë
Detajohen rezultatet e arritura në konkursin special të zhvilluar për pranimet në tri fakultetet përbërëse të Akademisë së Arteve të Bukura në kryeqytet. Gjatë ditës së djeshme janë zbardhur pikët e plota për të gjithë kandidatët që janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë konkurs, të cilat i gjeni në tabelat bashkëngjitur shkrimit për të gjitha programet studimore. Një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve që përbri emrit të tyre nuk kanë të shënuar asnjë pikë, janë automatikisht të përjashtuar nga vijimi i garës së mëtejshme për pranimet në fakultetet e kësaj akademie, për shkak se nuk janë regjistruar për të dhënë konkursin në datat e përcaktuara. Këta kandidatë kanë plotësuar në formularin A-2, si preferenca degë që u përkasin fakulteteve të Arteve. Por pavarësisht kësaj, ata nuk mund të lejohen të vijojnë garën për pranimet në to, pasi nuk kanë kaluar kriterin specifik, që është pjesëmarrja në konkurset që u zhvilluan në datat 29 gusht–2 shtator sipas specialiteteve përkatëse. Këta kandidatë hyjnë në garën e pranimeve për universitete vetëm për degët që përcaktimin e fituesve do ta realizojnë nëpërmjet rezultateve të maturës.
Kandidatët pa pikë përjashtohen
Specialistët e këtij institucioni kanë sqaruar se pavarësisht vendosjes së kritereve të pranimit për fituesit në këto degë, shumë prej kandidatëve për studentë gjatë plotësimit të formularit A-2 kanë listuar si preferenca degët që u përkasin programeve studimore të fakulteteve të arteve, sporteve apo dhe arkitekturës. Ndërkohë nuk janë paraqitur për t’u regjistruar dhe për të dhënë konkursin sipas datave të përcaktuara. Pavarësisht plotësimit të këtyre preferencave, sipas rregullores këta kandidatë janë përjashtuar automatikisht nga e drejta e konkurrimit të mëtejshëm për të caktuar fituesit në këto programe studimi. Kjo pasi krahas rezultateve të maturës kanë si kusht bazë pranimi rezultatet e arritura në konkurset specifike.
Përcaktimi i fituesve në universitete
Pas marrjes së të dhënave përkatëse mbi rezultatet e konkurseve specifike, duke filluar nga dita e sotme ekspertët e APRIAL-it do të iniciojnë procesin e renditjes së fituesve për të gjitha programet studimore në fakultetet publike të vendit. Duke iu referuar pikëve të marra nga llogaritjet e maturës si dhe ato të arritura në konkurset specifike, do të hartojnë listat e fituesve paraprakë në universitete. Sipas afateve të vendosura nga Ministria e Arsimit, bëhet me dije se këto lista do të bëhen publike rreth datës 11 shtator. Pas shpalljes së këtyre listave sekretaritë mësimore në fakultete, sipas kalendarit të parashikuar, do të çelin fazën e regjistrimeve.