Arvizu: “Mos i etiketoni njerëzit ‘spiunë’, njerëzit e formojnë vetë opinionin”
06/09/2011 Arvizu për dosjet e “Wikileaks”
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka qenë i pranishëm dje në seancën e parë të sesionit të ri të Kuvendit, ku e pranishme ka qenë dhe opozita. Në përfundim të seancës, që ka zgjatur mbi 1 orë e gjysmë, ai ka folur për dokumentet e “Wikileaks”. “Ne nuk komentojmë gjërat që dalin nga ‘Wikileaks’. Të gjitha këto çështje që kanë dalë, janë të ndëshkueshme me ligj. Por janë botuar shumë gjëra dhe njerëzit do të formojnë mendimet e tyre mbi ato që janë botuar. Nga pikëpamja ime, njerëzit duhet të formojnë mendimin e tyre dhe nuk ka asnjë problem. Ka diçka që kam parë në medie dhe që më bën të mos ndihem mirë. Kjo ka lidhje me disa përshkrime e komente për etiketimin e njerëzve si informatorë, si spiunë. Për njerëzit që flasin kështu, veprojnë kështu, jam shumë i zhgënjyer. Mendoja se ditët e Sigurimit i kishim lënë pas. Ka njerëz që e kthejnë kokën pas dhe ata njerëz nuk do ta çojnë vendin përpara. Të gjithë njerëzit në këtë vend duan që ky vend të ecë përpara. SHBA-të do jenë këtu për mbështetje”, - tha Arvizu.
Në lidhje me seancën ai tha se palët duhet të kujdesen për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it. Ai shtoi se mazhoranca duhet të japë më shumë për kompromisin. “Është e rëndësishme që të dyja palët patën mundësi të shprehin opinionet e tyre. Ka pasur probleme serioze, që kanë dalë nga raporti i ODIHR-it. Të dyja palët kanë pranuar se është e rëndësishme të punojnë bashkë. Dua të përmend diçka që e ka përmendur edhe kryeministri: ndonëse mazhoranca ka më shumë karrige në parlament, duhet të bëjë sa më shumë kompromise. Por kjo nënkupton që edhe opozita duhet të bëjë punën e saj. Duke parë situatën aktuale, mendoj se mazhoranca duhet të japë sa më shumë për kompromisin. Le të flasim për rekomandimet e OSBE–ODIHR-it. Duhet të jemi realistë: ka një ndarje shumë të madhe mes qeverisë dhe opozitës. Berisha dhe Rama thonë se do të mirëprisnin trupa të tilla si ODIHR-i dhe Venecien. Sigurisht, Shqipëria është vend sovran dhe shqiptarët vendosin se si e drejtojnë vendin e tyre. Po nëse ka organizata që janë të gatshme të ofrojnë ekspertizë, kjo është e rëndësishme. Mendoj se e rëndësishme është që reformat jo vetëm të nisin, por dhe të përmbushen. Ne e dimë se bëhet fjalë për çështje besimi”, - tha Arvizu.