E Diel, 1 Nëntor 2026

Arteta i kënaqur pas fitores së Arsenalit

Njeriu që shënoi golin e fitores kundër Manchester Cityt, Mikel Arteta, është shprehur i kënaqur me triumfin e Topçinjve.

“Ishte shumë e rëndësishme. Chelsea fitoi të shtunën, Newcastle nuk ka pranuar gola kohët e fundit dhe Tottenhami është akoma në garë (për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve), prandaj do të jetë një luftë e madhe prej tash e deri në fund të sezonit.

“Mirëpo, ne e dinim se e diela ishte më e vështira që kishim deri në fund të sezonit”, ka thënë Arteta për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›