E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leo Mesi shenjestron Gerd Myler

Lionel Mesi vazhdon të ecë me ritme të jashtëzakonshme, ndërsa objektivi I radhës për sulmuesin e Barcelonës duket rekordi për më tepër golat të shënuar Brenda një sezoni. Me dopietën e realizuar në fitoren 4-1, ylli argjentinas u shndërruar në lojtarin e parë në thuajse 40 vjet që shënon 60 gola në sezon. 

Me 23 rrjeta të realizuara në 12 sfidat e fundit me Barçën, ai arriti kuortën e 60 golave, duke u bërë i pari që prej sezonit 1972-’73 që shënon kaq shumë. Shifra e frikshme dhe primate absolut i takon një legjende të futbollit botëror, gjermanit Gerd Myler, në periudhën kur luante me Bajern Mynih. 

Tashmë të gjithë mendojnë se Mesi ka shënjestruar dhe mund të thyejë rekordin e Myler, kjo edhe për faktin se atij i nevojiten të paktën 7 gola, kur kanë mbetur minimalisht edhe 9 ndeshje për të luajtur, në kampionat, finalen e Kupës së Spanjës dhe në Champions League, ndërsa ndeshjet në dispozicion rriten nëse Barça arrin të kualifikohet edhe në finalen e aktivitetit më prestigjioz për klube. 

Më parë, lojtarë të tjerë që kanë arritur të shënojnë 60 apo më tepër gola në një sezon të vetëm janë Fernc Deak, me 66 rrjeta për hungarezët e Szentlorink në sezonin 1945-’46, Henk Grot, 64 me Ajaksin në sezonin 1960-’61 dhe Diksi Din, 63 rrjeta me Everton në edicionin 1927-’28.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›