Kryesimi i Juventusit

Por, tashmë, skuadra e Antonio Kontes ka mbajtur vetëm statusin e ekipit që nuk ka asnjë humbje në kampionat, duke ndryshuar statistikat e tjera. Bardhezinjtë fitojnë gjithmonë, duke regjistruar 4 triumfe në ndeshje shumë delikate dhe këtë e ka bërë me goleada: mesatarisht 3 gola të shënuar në ndeshje, ndërsa mbrojtja mbetet një pikë e fortë. “Zonja e Vjetër” nuk pëson gol prej 530 minutash dhe të gjithë këta elementë i kanë dhënë vendin e parë.
Duket e vështirë që të ndalet makineria perfekte e ndërtuar nga Konte, që ka entuziazëm dhe motivim, por edhe forca për të vazhduar me ritme të tilla deri në fund të sezonit, për të triumfuar në kampionat, e pse jo edhe në Kupën e Italisë.
Një prej pikave të forta të Juves është se fiton terren falë shtyrjes nga lojtarët e rinj, të freskët dhe në një farë mënyrë nga ata që nuk pritet. Në fillim të kampionatit, çështja e rezervave dhe kualitetit të tyre ka ngritur shumë debate.
Përgjigja është dhënë javë pas jave, nga ata që kanë luajtur pak, apo që kanë humbur vendin në formacion për shkak të rendimentit jot ë kënaqshëm. Në 12 rrjetat e realizuara nga bardhezinjtë në ndeshjet me Fiorentinën, Interin, Napolin dhe Palermon golat kanë ardhur nga ata që cilësohen “outsider”: nga Kualjarela, Bonuçi, Padoin, Kaseres apo Del Piero.
Edhe pse mungon lojtari vendimtar në sulm, kur mungojnë vetëm 7 javë nga finishi Juventusi kryeson dhe Konte ka të drejtë tashmë kur thotë se nëse nuk fiton kampionatin, skuadra duhet të fajësojë vetveten.