Arteta u transferua pa vizita mjekësore

Mikel Arteta ka bërë të ditur se nuk i ishte nënshtruar vizitave mjekësore para kompletimit të transferimit të tij nga Everton në Arsenal, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Arteta iu bashkua gjigantit londinez në orët e fundit derisa menaxheri Arsene Wenger kërkonte zëvendësues për dyshen e mesfushorëve të larguar, Cesc Fabregas dhe Samir Nasri.
Koha e shkurtër bëri që Arteta të nënshkruaj për Arsenalin në rrethana të pazakonshme.
“Ishte shumë e lodhshme. Në ora 18 më thanë se gjithçka ka dështuar pastaj në ora 20:30, gjithçka rifilloi por nuk kishte kohë për vizita mjekësore. I kam thënë Arsenalit të më besojë dhe nëse më pas gjejnë një problem mjekësor përgjegjësia do të ishte e imja” tha Arteta për Daily Mirror.