Arti i fotografise perballe tregut
Tregu mediatik ne Shqiperi, i cili eshte shume i ashper per nje agjenci lajmesh, po tregon se ka ardhur momenti per zgjedhje specialistesh ne plan te gjere. Sot diskutohet per cilesi, e jo per persona qe kane gjetur nje vend pune. Ende nuk gjen personalitete te spikatura ne fushen e fotografise gazetareske, per t'u perballur me publikun qe eshte i etur te lexoje realitetin e sjelle ne shtyp, nepermjet fotos
Nga Antoneta Malja
Si pjese perberese e shtypit te shkruar eshte domosdoshmerisht edhe fotografia, ne te gjithe historine e tij. A mund ta mendoni nje cast, qe nje gazete apo edhe nje faqe e nje agjencie lajmesh, te ishte vetem me shkrime fillim e mbarim, pa asnje ilustrim me fotografi apo edhe grafika te ndryshme. Besoj se edhe me maniaku pas gazetave, s'do te kishte asnje lloj interesi e do ta hidhte tutje, per te mos iu kthyer me. Ose ne nje rrafsh me konkret. Keto dite shtypi ka qene i bombarduar me shkrime e fakte per ngjarjen makabre te vrasesit te kapur ne Durres dhe qe vrau kater oficere policie. Nje ngjarje qe ka shokuar te madh e te vogel, e qe gjithkush sot, flet vetem per mbeshtetje ndaj policise.
Nuk do te merrem me ngjarjen, sepse ajo i perket nje shkrimi tjeter, por do te terheq vemendjen tek problemi qe po shtjelloj. Gjithkush ka treguar interes te vecante, duke marre informacionin e nevojshem, sipas menyres se vet. Interesi qe i madh edhe per fotot e servirura. Eshte perceptimi i pare dhe i menjehershem i lexuesit, qofte edhe atij fillestar, per te rrokur sa me shpejt ato qe pasqyrohen nga specialisti i fotografise. Keshtu edhe me faqen tone te Agjencise Telegrafike te Lajmeve. Prezantimi i pare per lajmet e servirura keto dite te ngarkuara ishte se, sa dhe si, specialistet e fotografise te pasqyronin ato fakte e ato momente, qe mbartnin me shume informacion. Me faqe te tera, me thenie e kunderthenie, me opinione te njerezve te shumte, qe mbanin qendrim per veprimin makaber. Keto te shoqeruara edhe me foto te ndryshme. Secili ne fushen e vet, te jepte sa me shume detaje nga ditet pas ngjarjes. Kjo ne shume forma, qofte nepermjet planeve te gjera, qofte edhe nepermjet portreteve, apo foto-lajmit qe ka ngjallur e ngjalle aq shume interes.
Por edhe shtypi i shkruar gjate ketyre diteve, ishte i fokusuar ne ngjarje edhe nga foto te shumta, qe rrisnin ngarkesen emocionale te faktit, qe gjithkush prej nesh i ndiqte me shume vemendje. Foto te vendngjarjes, apo te tjera te siguruara me idene e vetme qe te plotesohet informacioni aq i nevojshem per momentin. Madje nuk me hiqet nga mendja pyetja e nje lexuesi se "cila eshte e shoqja e ketij killeri, ta shoh", duke treguar interesim per ato foto qe ne vetvete flisnin shume.
Me pak fjale kjo eshte vlera dhe kendveshtrimi i perdorimit te fotografise, pa permendur edhe ceshtjen me kryesore, se fotografia sherben si nje nder mjetet e shprehjes se mendimit publicistik, qofte ne funksion te shkrimit, ashtu edhe me vete si "foto-lajm"
dhe qe efektin e ka te madh. Njeriu e percepton jeten e perditshme ne shume plane, dhe e lexon me menyren e vet. Shtypi cdo dite krijon imazhe te shumta tek truri i njeriut per ngjarjet qe ndodhin, si nepermjet shkrimeve te shumta qe qarkullojne cdo mengjes, ashtu edhe nepermjet fotografive, qe krijojne imazhin e menjehershem, pa lustra e pa zbukurime apo nxirje te fakteve e dukurive.
Interesi per foton rritet nga dita ne dita. Vetem shitjet e fotove qe realizojme ne si Agjenci, tregojne se ka interesim gjithnje ne rritje. Biles edhe klikimet e bera nga shikuesit tane, vetem per fotot muajt e fundit jane tregues i nje interesimi te vecante si dhe i ndryshimit te nje mentaliteti te ngulitur gabimisht ne ATSH, "he se foto jane, e peshen kryesore e kane shkrimet". Kryekeput frenues. Rasti konkret qe morem si shembull, flet per te kunderten. Foto ka qene e do te mbetet edhe per shume kohe, nje nder elementet me te cilet punon bukur publicistika.
Cila mbahet nder fotot e para ne bote.
Po t'i referohemi historise do te ndaleshim se pari tek fotografi francez Niepse, mbi 184 vjet me pare, kur iu desh mbi tete ore ekspozim nen driten e forte te diellit, te realizonte foton e pare ne bote.
Vete fjala "fotografi", shqiperohet "vizatim me drite".
Sot nuk flitet per tete ore deri ne realizimin e saj, por per teknologji te avancuara. Nese dikur fotot ishin te krijuara si mjeshteri artizanale per te siguruar jetesen, sot me zhvillimin e teknologjive, kerkohet dhunti e mjeshteri qe ajo te arrije te beje efektin e duhur tek shikuesit. Nuk e kam fjalen per realizimin e fotove artistike, sepse ato kerkojne nje kendveshtrim specifik, por e shtroj ceshtjen per ato qe ka aq shume nevoje shtypi i perditshem, me te cilin ne perballemi cdo dite.
Nuk kane kaluar as dhjete muaj qe ne faqen e Agjencise Telegrafike Shqiptare jane futur programe te reja, per pasqyrimin e fotove me te arrira te javes. Nje risi qe edhe ne te ardhmen kerkon me teper vemendje e deshire, per te zgjedhur me te miren e mundshme, e per ta bere sa me te shitur. Ne kete program, secili prej specialisteve fotografe te agjencise sone, me gjithe kufizimet e momentit sot kane vendin e duhur per te folur me shume nepermjet punimeve te tyre, duke i dhene mundesi qe te mos e shohin veten e tyre vetem ne punet rutine e te domosdoshme, por me gjere.
Fotogazetaret apo specialistet qe realizojne foto, dhe qe nuk jane pak, kane hapesira te shumta e te gjera krijimi. Ata shquhen per kapje interesante te faktit, lajmit, per hapesire ne "foto-lajm", per ndjekje te ngjarjes, duke te dhene emocione te vecanta.
Por si ATSH, nuk jemi mjaftuar me aq. Nuk kemi lene pa realizuar edhe programin tjeter, me fotot me te mira te vitit. Shikuesi eshte ne gjendje te perceptoje e te vleresoje ate pune te perditshme nga nje grup fotografesh specialiste, nepermjet nje klikimi. Monitorimet e bera per shikueshmerine e fotove, tregojne se interesi eshte jo i paket. Por jo vetem aq. Nepermjet trajnimeve te ndryshme, kemi arritur te specializojme edhe vete gazetaret qe si ndjekes te kujdesshem te ngjarjes apo faktit, te sjellin cdo dite fotot me te arrira. Eshte nje pune e sapo nisur, e qe ne te ardhmen do te zgjerohet. Vete tregu mediatik ne Shqiperi, i cili eshte shume i ashper per nje agjenci lajmesh, po tregon se ka ardhur momenti per zgjedhje specialistesh ne plan te gjere. Sot diskutohet per cilesi, e jo per persona qe kane gjetur nje vend pune. Ende nuk gjen personalitete te spikatura ne fushen e fotografise gazetareske, per t'u perballur me publikun qe eshte i etur te lexoje realitetin e sjelle ne shtyp, nepermjet fotos. Behet nje pune rutine, pa vetedijen e nevojshme se cdo gje e realizuar, kerkon dhunti te vecanta, qe cdo foto te kete mendim. Nese ne nje specialitet tjeter mund te ecet me nje pune sistematike, me fotografine ceshtja ndryshon shume. Fotografi nese nuk e ndjen, nuk ka shpirt krijues, e nuk e percepton paraprakisht ate qe do te realizoje, "gjithcka" mund te quhet, vetem "fotograf" kurrsesi.
Ndodh qe ne shtypin e dites, te mos respektohet aspak edhe e drejta e autorit. Eshte nje norme qe duhet te respektohet. Ne menyre vulgare mund te hiqja nje paralele te tille: eshte njelloj sikur dikush tjeter te shfrytezoje dicka personale, apo e thene me thjesht, te shfrytezoje canten tende duke e quajtur si pronen e tij. A mund te ekzistoje kjo? Pothuajse cdo dite ne shtypin e dites, gjen fotografi te realizuara nga agjencia jone e qe ne menyre shume te pahijshme, shiten si te x-personi. Shkon deri atje, sa botuesit nuk kane etiken e duhur per te vene thjesht emrin e fotografit
Ka shume faktore. Ndoshta do pare edhe vete ligji i mbrojtjes se te drejtes se autorit. Ne nje mori pa fund faqesh, e ka anashkaluar punen qe behet ne Agjencine Telegrafike Shqiptare. Per mosnjohje apo per mosdashje, nuk di ta sqaroj sot, vetem se e shoh te domosdoshme qe duhet respektuar e drejta e autorit ne cdo fushe, e jo vetem ne disa qe u kane interesuar shkruesve te ketij ligji te diskutueshem. Puna jone matet nepermjet finances. Nese ti si agjenci lajmesh realizon dicka sot, e neser ne menyre krejt te paligjshme e sheh ne faqet e x-gazete, e nese kerkon te ballafaqohesh me ligjin nuk mundesh, sepse keshtu iu ka interesuar atyre qe kane punuar per hartimin e ligjit, per te mbrojtur te drejten intelektuale te autorit. Ka nevoje per nje rikonceptim te plote. Eshte nje numer i madh gazetaresh e specialistesh te fotografise, qe jane pa mbrojtje ligjore per sa i perket te drejtes se prones intelektuale.