Analogjia mes Jugosllavise dhe Gjeorgjise
Nga Melik Kaylan*
Tri apo kater dite pas invadimit rus ne Gjeorgji, para nje viti, une arrita te shkoj deri ne Tbilisi, hodha valixhet dhe me shpejtesi u nisa me automjet drejt frontit, me dy miq gjeorgjiane. Tanket ruse tashme kishin dale nga Osetia e Jugut, kishin hyre ne territorin gjeorgjian dhe kishin okupuar Gorin, qytetin e lindjes se Stalinit, ne veri te Tbilisit. Administrata e Bushit, e zhytur ne dy luftera dhe e varur ne fushen strategjike nga vullneti i mire i Vladimir Putinit, vetem ngriti krahet dhe u ngri. Tanket ruse vazhduan depertimin. Une e keshillova kryetarin e Gjeorgjise, Mikhail Saakashvili, qe ta shkruaje nje editorial ne gazeten "Wall Street Journal", me qellim qe t'i dergoje nje apel botes, ne kete moment tejet te rendesishem per ardhmerine e vendit te tij dhe per besueshmerine e Perendimit. Kalova disa ore ne telefon, duke tentuar qe ta ndermjetesoj editorialin mes New Yorkut dhe Tbilisit. Ne momentin kur administrata e Bushit po luhatej, editoriali u botua, ndersa bordi editorial i WSJ'se mbajti nje takim. A kishin mundesi te benin ndonje gje tjeter? Bushi duket se nuk kishte asgje tjeter ne arsenalin e tij, pos zhurmes se pakenaqesise. WSJ'ja shkroi nje editorial, ne te cilin u sugjerua qe Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, te dergohej ne Tbilisi. Uashingtoni u ankua zeshem dhe publikisht per shkak te ketij editoriali, duke theksuar se Rice do te shkoje ne Tbilisi. Porsa Condi shkoi atje, situata u stabilizua. Po te kishte sulmuar Rusia, SHBA'ja dhe Rusia do te hynin ne lufte. Putini u zmbraps dhe Tbilisi u shpetua.
Ruset qendruan ne vijat e tyre te kontrollit, disa kilometra larg Gorit. Ishte kjo ne pjesen e tyre te frontit verior, ne afersi te Osetise se Jugut. Ushtaraket ruse po e ndiqnin planin e betejes, te cilin e kane testuar me sukses gjate viteve '90 ne Kaukaz, ne luften mes Armenise dhe Azerbajxhanit, ne Ceceni dhe perreth Gjeorgjise. Ata siguronin me tanke perimetrin e qyteteve dhe fshatrave, duke lejuar me pas njesite paramilitare qe t'i kryejne punet e ndyra. Arritem ne Gori. Per shkak se kishim hyre ne menyre ilegale, forcat ruse nuk ishin ne gjendje t'i percillnin levizjet tona. Pra, qendruam me banoret lokale dhe vezhguam se si njesite paramilitare osete digjnin shtepite dhe rrembenin civilet. Ngjashem, paramilitaret plackiten edhe objektet kulturore gjeorgjiane dhe per nje incident te tille une shkrova nje artikull ne WSJ. Ruset me qellim poshteruan krenarine e gjeorgjianeve. Qellimi i secilit aksion, ishte destabilizimi i qeverise se Sakaashvilit, thene shkurt "nderrimi i regjimit". Pozita e Gjeorgjise nuk duket aspak e mire. SHBA-ja ka nevoje per Rusine, per t'i ndalur ambiciet berthamore te Iranit, per te qendruar jashte Sirise dhe Venezueles, e keshtu me radhe.
Askush nuk duhet te mashtrohet nga tentimet e Rusise per t'i barazuar perpjekjet e Moskes, per nderrimin e regjimit ne Gjeorgji me aksionet e SHBA-se ne Irak. Gjeorgjia eshte nje demokraci me nje ekonomi qe po lulezon. Iraku ka qene nje diktature e pergjakshme, deri ne momentin e intervenimit amerikan. SHBA-ja po tenton ta mbaje Irakun te bashkuar, Rusia po tenton te ndaje Gjeorgjine. Ne kokat e ruseve, analogjia me e perafert me Gjeorgjine mund te jete shperberja e ish-Jugosllavise dhe krijimi i shteteve nga bashkesia nderkombetare prej copave te saj, si Bosnja dhe Kosova. Por, edhe ne kete rast, duhet te thuhet se as serbet nuk kane qene model i tolerances njerezore. Gjeorgjia ua ka ofruar te gjitha te drejtat e mundshme abkhazeve dhe oseteve, duke filluar qe nga autonomia rajonale, e deri tek ajo gjuhesore.
* "Forbes"