E Diel, 1 Nëntor 2026

Datat dhe procedurat e masterit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar dje datat dhe procedurat e regjistrimit në sistemin master të nivelit të parë dhe ciklin e dytë të studimeve. Sipas udhëzimit të firmosur nga ministri Beja, regjistrimi i aplikantëve do të kryhet nga dita e sotme deri në datën 27 tetor, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 pranë sekretarive mësimore të fakulteteve. Për regjistrim, aplikanti të dorëzoje kopjen e noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave; certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi dhe mandatin e arkëtimit të tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekësh.

Procedurat

Sipas këtij udhëzimi, do të jenë vetë fakultetet që do të përcaktojnë kriteret dhe do të përzgjedhin fituesit. “Institucionet publike të Arsimit të Lartë, të shpallin menjëherë hapjen e procedurës së pranimit të kërkesave për kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë” – thuhet në udhëzim, duke i kërkuar universiteteve shpalljen e sa më shpejt të kritereve.

Përzgjedhja e fituesve do të kryhet nga komisione që do të ngrihen nga vetë fakultetet dhe do të shërbejnë vetëm për këtë qëllim. Ata do të bazohen në kriteret e vlerësimit për përcaktimin e fituesve. “Pranë njësive kryesore përgjegjëse të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë për çdo program studimi të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë të ngrihen komisione ad-hoc, për përzgjedhjen e kandidatëve fitues në përputhje me kriteret e pranimit të vendosura dhe të shpallura publikisht nga këto institucione”, – përcakton udhëzimi.

Përzgjedhja dhe regjistrimi

Këto komisione do të përcaktojnë mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara për të gjithë ata kandidatë që vijnë nga programe studimi të ngjashme, të ciklit të parë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për masterin përcakton se këta studentë dhe ata të rretheve do të përbëjnë 30 për qind të të përzgjedhurve. Fituesit do të përcaktohen më 28 tetor, brenda orës 16, ndërsa regjistrimi do të kryhet nga data 29 tetor deri më 31 tetor, nga ora 8 deri në orën 18. Ata nuk do të duhet të dorëzojnë dokumente shtesë, por jofituesit do të tërheqin dokumentet nga sekretaritë.

23 deri në 27 tetor do të kryhet regjistrimi i të gjithë të interesuarve në sekretaritë e fakulteteve nga ora 8 në orën 18

28 tetor është data e shpalljes së fituesve nga universitetet

29 deri më 31 tetor do të kryhet regjistrimi i fituesve

Dokumentet e regjistrimit

1. Kopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave;

2. Certifikatë personale me fotografi;

3. 2 fotografi;

4. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë.

Tarifat

a) Në Universitetin e Tiranës

I. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:

i) Fizikë 40.000 lekë;

ii) Matematikë 40.000 lekë;

iii) të gjitha programet e tjera 56.000 lekë.

II. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 48.000 lekë;

III. Në Fakultetin Histori-Filologji:

i) Arkeologji 72 000 lekë;

ii) Trashëgimi kulturore 72.000 lekë;

iii) Të gjitha programet e tjera 48.000 lekë.

IV. Në Fakultetin e Shkencave Sociale 60.000 lekë.

b) Në Universitetin Politeknik të Tiranës:

I. Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit 56.000 lekë;

II. Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike 48.000 lekë;

III. Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike 40.000 lekë;

IV. Në Fakultetin Gjeologji-Miniera 40.000 lekë;

V. Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit 60.000 lekë.

c) Në Universitetin Bujqësor të Tiranës:

I. Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit 36.000 lekë;

II. Në Fakultetin e Bioteknolgjisë dhe Ushqimit 40.000 lekë;

III. Në Fakultetin e Shkencave Pyjore 36.000 lekë;

IV. Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit 48.000 lekë.

Master i Nivelit të Parë për të gjitha universitetet

a) Në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë

i) për lëndët fizikë, matematikë, informatikë apo kombinimet e tyre 24.000 lekë;

ii) të gjitha programet e tjera 32.000 lekë.

b) Në mësuesi, për arsimin e mesëm:

i) për lëndët fizikë, matematikë, informatikë apo kombinimet e tyre 32.000 lekë;

ii) të gjitha programet e tjera 36.000 lekë.

Universiteti i Tiranës

Dega Kuotat

Biologji mjedisore 30

Biologji molekulare 30

Fizikë 30

Bioteknologji molekulare dhe industriale 40

Kimia industriale dhe mjedisore 30

Inxhinieria e proceseve kimike 30

Shkencat dhe teknologjitë ushqimore 30

Kimi-analiza kimike dhe vetitë e lëndës 30

Matematikë 30

Inxhinieri matematike dhe informatikë 30

Informatikë 40

Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik 100

Përkthim teknik-letrar dhe interpretim 80

Gjuhësi 100

Histori 100

Arkeologji 20

Trashëgimi kulturore 20

Marrëdhënie ndërkombëtare 30

Gazetari 150

Përkatësi gjinore dhe zhvillim 120

Psikolog shkollor/organizacional 30

Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve 30

Filozofi sociale 100

Shkenca politike-teori politike 60

Sociologji e zhvillimeve shoqërore 40

Punë sociale 100

Universiteti Bujqësor

Dega Kuotat

Inxhinieri agrare 150

Inxhinieri agromjedisi 50

Inxhinieri agroushqimore 60

Inxhinieri përpunim druri 20

Inxhinieri pyjore 20

Ekonomi dhe politika agrare 150

Financë-Kontabilitet 200

Menaxhim agrobiznesi 150

1430 730

Universiteti Politeknik

Dega Kuotat

Inxhinieri elektronike 30

Inxhinieri e telekomunikacionit 30

Inxhinieri informatike 30

Inxhinieri elektrike 50

Inxhinieri mekanike 100

Inxhinieri materiale 50

Inxhinieri tekstili dhe mode 30

Inxhinieri gjeologjike 80

Inxhinieri e burimeve natyrore 80

Inxhinieri gjeofizikë 20

Inxhinieri gjeo-mjedis 20

Inxhinieri ndërtimi 150

Inxhinieri hidroteknikë 30

Inxhinieri gjeodezi 30

Master i Nivelit të Parë

Dega/Universiteti UE USH UV UK UGJ

MNP në gjuhë-letërsi 60 60 60 60

MNP në biologji-kimi 80 80

MNP në gjuhë italiane 30 30

MNP në gjuhë gjermane 30 30

MNP në gjuhë frënge 30 30

MNP në gjuhë angleze 60 60 50

MNP në matematikë-fizikë 30 30 30 30

MNP në matematikë-informatikë 30 30

MNP në histori-gjeografi 60 60

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›