Arti si energji pozitive
Shpeshhere krijuesit te tekstit i bie te ndermarre dhe rolin e krijuesit te metatekstit aq me teper ne nje realitet letrar si ky i yni ne Shqiperi ku veprat letrare ne pergjithesi pas odisese se gjate per te gjetur rrugen e botimit i rrethon heshtja e akullt ose cfare eshte akoma edhe me zezone ndonjehere dhe nje fryme mirefilli dashakeqe gjer ne thelb. Per letersine shqipe eshte e njohur tashme kjo fryme perjashtuese me te rinjte i le jashte portave ne pritje pafundesisht me te afirmuarit kerkon ti perzere pareshtur.
Ky hap padyshim mund te konsiderohet dhe eshte ne njefare menyre mungese modestie ngase pikerisht vepra letrare eshte produkt i personalitetit te vete krijuesit shprehje e botes se tij kulturore dhe psikologjike e menyres se si e shikon ai realitetin ku jeton te vendosur ne kontekstin e historise njerezore ne diakroni dhe ne sinkroni eshte shprehje e perjetimeve jetesore dhe e synimeve estetike e semantike ne formesimin e materies poetike tekstore - dhe si e tille normalisht vepra duhet te flase vete.
Gjithsesi ne disa raste kjo mungese modestie eshte e keqja me e vogel per integrimin e krijuesit ne karrieren e artit ndaj kur shikon hezitimin heshtjen apo mohimin nga instancat qe perbejne sistemin vleresues dhe integrues per te bere dekodifikimin lendor te materialit letrar qe i serviret lexuesit te panjohur - autori nuk mund te heshte pafundesisht. Them lexuesit te panjohur sepse nje autor asnjehere nuk e njeh me pare se te shkruaj vepren lexuesin e tij. Ai autori ka pak a shume nje ide te pergjithshme per bashkekohesit e tij me te cilet ka ose jo marredhenie te drejtperdrejta por kjo eshte e pamjaftueshme per parcaktimin e ketij destinimi. Komunikimi autor - lexues karakterizohet kryesisht vetem nga njeri drejtim dhe nuk eshte reciprok sic ngjet ne komunikimin e perditshem.
Gjithsesi edhe per artin nje pjese e mire e suksesit apo e mossuksesit qendron dhe tek fakti se si materiali artistik i serviret publikut aq me teper kur behet fjale per poezine e cila mjerisht ne kohen tone terheq pas vetes nje lexues minimal dhe ky kryesisht i perbere nga vete elementet krijues. Si i tille eshte nje lexues besepake i cili te vlereson me nje harac shpeshhere te papranueshem d.m.th. per sa kohe i pergjigjesh me pohimin e vleres asaj cka te servirin dhe qe ne fakt shume here mjerisht nuk perben vlere. Ne momentin qe e braktis kete lloj shijeje ke humbur paktin madje shpesh marredheniet mund te mos mbeten me kaq por te shkojne drejt acarimit te metejshem deri ne mohim.
Kjo nevoje per metatekst mbi tekstet letrare vjen kurdohere si nje kerkese e perhershme qe paraqet vete natyra e letersise per vleresim dhe rivleresim sepse sipas Eikhenbaum shkenca e letersise synon pikerisht studimin e specifikave te cilat e dallojne nje material letrar te qasur nga nje material tjeter letrar bashkekohor apo pararendes.
Duke qene vete autor i librit per te cilin do flas ne kete ese sigurisht une smund te merrem me vleresimin nuk do merrem as me interpretimin duke ua lene shtegun te hapur atyre qe supozohet se mund te marrin mundimin ne te ardhmen te merren me keto aspekte letrare ngase eshte shmangie nga logjika e krijuesit te ndermarre aktin objektiv per te vleresuar ate cka eshte pikerisht materie e nje akti tjeter subjektiv te po atij vete si krijues. Gjithsesi shkrimi im ne njefare menyre do te permbushe nje aspekt qe po e quaj deri diku te mesem do flas ketu vetem per krijimin e ketij vellimi si nje proces mahnites evokues dhe evolutiv emotiv dhe estetik duke u bere ndofta i pari autor ne letersine shqipe qe e fut vete krijimtarine e tij ne keto kondita te mesme midis vetvetes si krijues nga njera ane dhe lexuesit e kritikes letrare te munguar nga ana tjeter.
Qenia brenda enes eshte libri im i gjashte dhe vjen pas pese librave te tjere te botuar ne harkun kohor te 13 viteve libra qe permbajne ne vetvete auren poetike te pothuaj njezet viteve te shkuara qe nga vera e vitit te larget 1990. Ne vjeshten e trete te vitit qe sapo lame pas materialin tekstor ne format A4 elektronik ua dergova me shpresen e botimit te pakten njezet shtepive botuese dhe shtypshkronjave ne Tirane permes adresave elektronike apo kontakteve te drejtperdrejta dhe pothuaj pergjigjja per botimin qe negative. Ky fenomen eshte pjese e nje diskursi shume te perfolur tashme nga koleget e mi letrare per kete lloj indiference nga ana e botuesve te cilet me se shumti nuk e kane asnjehere ate frymen e riskimit per promovime letrare te panjohura per publikun e gjere te lexuesve. Aq me teper ne zhanrin e poezise.
Me se fundi librin e mbeshteti botuesja Flutura Acka e shtepise se mirenjohur botuese Skanderbeg books dhe libri doli nga botimi pas kesaj ne nje kohe rekord. Ne kete botim te gjashte tashme kam mesuar me hidherim se pas cdo botimi te ri provoj te ndihem me keq se perpara botimit duke menduar heshtjen indiferencen perballe kritikes e cila sido qe te reagoje nese merret me librin e qorton apo e levdon ne te dy rastet eshte pozitive edhe per vete autorin sepse ne fund te fundit e ka vleresuar kete prurje ne secilin rast te pakten si prani in media res por ketu tek ne jo vetem kritika por as gazetaria nuk e bejne te paren as te dyten. Pervec kesaj nje pjese e shqetesimeve pas botimit diktohen edhe nga marredheniet qe duhet te krijosh me sistemin e shitjes se shperndarja dihet tashme se si funksionon. Ka kaluar tashme nje muaj qe libri eshte botuar dhe une me asnje nga keto hallka nuk e kam rregulluar pjesen e lojes megjithate menjehere pas kesaj kam filluar te pergatit tashme natyrshem dhe pa sforcim ashtu vetvetishem permes rutines se puneve dhe preokupimeve te perditshmerise materien e nje libri te ri me poezi me thelbin poetik te referuar perseri tek qenia dhe mosqenia ndofta si nje codex rescriptus lat. rishkrim i librit Qenia brenda enes ndofta per ti rimarre dhe ritrajtuar ne nje aspekt te tjeterfarte me te thelle dhe me te gjere dilemat tona te ekzistences ne nje realitet te ngarkuar perplot me energji negative madje pothuajse ne kufinjte e nje realiteti vertete armiqesor deri ne tendenca ngulmuese asgjesimi per qenien.
Ky liber Qenia brenda enes per mua ka ardhur krejt spontanisht si shprehje poetike pikerisht e kesaj divergjence midis unit dhe lendes si reflektim shpirteror dhe filozofik mbi dukurite jetesore dhe shpirterore ne nje bote ku dominon tendenca e izolimit ose e kushtezimit per vetizolim si nje tendence per ta njohur qenien ne trajektoren e historise se vet gjithekohore qe nga Deukalioni mitologjik dhe deri ne kohen tone fatit te mbrapshte dhe dafinave qe vyshken perpara kremtimit te fitores me sakrifice mbinjerezore ne aspektin e lendimeve fatale dhe pritjes pa kumt permes vizioneve sendore me vlera simbolike dhe gjithmone duke u perpjekur per ta kthyer ne energji pozitive ne art gjithe ate kaos qe e shoqeron ekzistencen per aq kohe sa eshte dhe mundet te perceptoje nga e pajetuara e koheve hipotetike. Qenia brenda enes me ka mesuar teksa e hidhja ne leter dite pas dite se vete gjuha eshte qenie dhe duke e vene ne kerkim te qenies sa vinte dhe behej me pretenduese per tu trupezuar ne materien e shenjuar dhe per te ekzistuar si anima mundi brenda kesaj materie me shperfillese se kurre ndaj normave standarde dhe sidomos shume e ndjeshme ndaj vetekonsumimit.
Aura e ketij libri perpos ketyre kane qene edhe pervojat leximore te cilat jane shkrime te padukshme mbresash ne kodiket e kujteses te cilat gjate leximit pasi eshte shkruar aty edhe pervoja me e re reflektojne trajtat e tyre te vagullta duke u bere pjesemarrese ne aktin e krijimit te lendes se re. Qenia brenda enes pervecse reflektim i ketyre sa thashe deri ketu gjate kohes se krijimit per mua ka sherbyer dhe si nje nevoje imediate vetekonfirmimi ne kuadrin e nje realiteti thuajse me histori te gjate mohimi por me momente tashme ndoshta kulminante ne shume aspekte vecse e trajtezuar me pozicion shprehes pergjithesues per qenien ne plural me kondicion te njejte apo te perafert.
Duke e testuar lexuesin tim drejtperdrejt ne rrjetin aq shume popullor social Facebook rralle me vinte nga ana e lexuesve te mi te cileve gjithsesi u jam shume mirenjohes sepse me kane ndjekur jashtezakonisht me interes ndonje koment qe e rrokte thelbin e ketij pozicioni dhe ndoshta kjo eshte dhe nje arsye me shume per ta bere te qarte ketu. Shumica i merrnin krejt personale motivet ne fakt personale ishin vetem qendrimet kurse motivet i perkasin kryesisht nje aspekti te gjere njerezor qe vuan si une qe perjeton me apo pa vetedije pak a shume si une ate cka eshte e destinuar te heqe qenia njerezore ne rrugen e vet drejt lirise drejt amshimit ne perjetesi.
Akti i krijimit per poetin ne vetvete kerkon te permbushe nje boshllek jetesor qe nuk mund te sendertohet ndryshe vecse permes artit. Dhe arti ose eshte Art ose nuk eshte hicasgje L. Poradeci arti nese nuk eshte i tille rrjedhimisht nuk mund te jete asnjehere dicka e ngjashme. Nese e ka permbushur kete mision poeti arti ne vetvete e ka permbushur nje mision jetesor te pamundur. Arti eshte vetedije qe ka nevoje te shpallet eshte disiplinimi i ndjesive te forta te ndergjegjes eshte si nje dige qe u ve prite ujerave te kthjelleta e te turbullta bashke qe mblidhen permes hapesirash te largeta dhe depozitohen rrembyeshem ne nje shtrat duke i disiplinuar dhe duke i kthyer ne drite. E kunderta eshte gerryerje fatale. Per mua rruga drejt artit ka nje ecuri te natyrshme per te cilen nuk mund te konstatoj asnjehere arritjen pervecse synimin qe negativja ne jetet tona tragjikisht te vetmuara te trajtezohet si energji pozitive per ndricimin e domethenieve te ekzistences.