E Diel, 1 Nëntor 2026

Artistë shqiptarë në festivalin ndërkombëtar të arteve vizive

13/07/2009  Marrin pjesë në festivalin e 16-të ndërkombëtar të arteve vizive, që organizohet në provincën e Golestanit në qytetin Gorgan, në Veri të Iranit. Janë një grup artistësh nga Shqipëria, i përbërë nga Sadik Spahia, dekan i Fakultetit të Arteve Vizive në Akademinë e Arteve dhe studenti Evis Harliçaj, skluptor, të cilët përfaqësojnë vendin tonë në këtë festival të përvitshëm. Irani organizon disa festivale ndërkombëtare si për filmin, poezinë, teatrin, ku marrin pjesë me dhjetëra artistë nga gjithë bota. Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë festival.

Pritet që artistët nga Shqipëria të konkurrojnë me punimet e tyre që do të ekspozohen para pjesëmarrësve. Sipas zyrës së shtypit të fondacionit “Saadi Shirazi”, drejtuesi i grupit shqiptar ka dhënë një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, duke prezantuar me këtë rast kulturën shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›