“Pasioni i Trojaneve”, çel jubileun e festivalit të Butrintit
13/07/2009 “Pasioni i trojaneve” është shfaqja që do të ngjitet e para mbrëmjen e së dielës në edicionin e 10-të të festivalit teatror “Butrinti 2000”.
Me regji të Antonio Pizzicato dhe Salvatore Tramacere, “Pasioni i trojaneve” është një prodhim i “Kantieret Teatral Koreja” - qendër inovacioni e Salentos, një e mesme ndërmjet spektaklit dhe koncertit, ku aktorët dhe muzikantët ndërlidhin një tragjedi antike, “Trojanët” e Euripidit, me ritet dhe ndikimin e pasionit kristian.
Në veçanti ata ripërpunojnë traditën e vajtimit të të vdekurve, tashmë pothuaj të zhdukur, vajtimet rituale të grave të Greqisë salentine rreth trupit të të vdekurit dhe i bashkojnë me vajtimet për vdekjen e Krishtit të Shën-Marisë dhe të grave pie të asimiluara me gratë trojane, të cilat me humbjen e akejve vajtojnë për humbjen e personave më të dashur.
Një vuajtje e papërshkueshme e pushton Ekubën, Kasandrën dhe mbi të gjitha Andromakën, që përjeton në fillim humbjen e burrit, Hektorit, e më pas të djalit, Astinatit, tragjedi që të sjell ndër mend kryqëzimin e Krishtit. Vajtimi i Andromakës i përngjan kështu atij të Virgjëreshës në një dhimbje të vetme të madhe, që është ajo e të gjitha nënave, të detyruara nga fati i tmerrshëm për të humbur fëmijët e tyre.
“Kantieret Teatral Koreja” - qendër inovacioni e Salentos, e kanë qendrën në Leçe dhe eksperienca e gjatë e aktiviteteve të tyre përfshin prodhim të spektakleve teatrale, në turne të ndryshme brenda dhe jashtë Italisë, promovimin e festivaleve, punë kërkimore, pedagogji teatrale etj.
Interpretuesit e “Pasioni i Trojaneve” do të jenë Silvia Ricciardelli, Fabrizio Saccomanno, Emanuela Gabrieli, Vito De Lorenzi, Ninfa Giannuzzi, Admir Shkurtaj, Riccardo Marconi, Alessandra Crocco, Fabio Tinella.