E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuadri ligjor për lehtësirat ndaj biznesit

13/07/2009  Ministria e Financave pro disa kërkesave

Ministria e Financave ka në plan të përmirësojë kuadrin ligjor për të nxitur zhvillimin e biznesit në vend, për të rritur punësimin dhe për të ulur barrën fiskale. Pritet që një paketë tjetër ndryshimesh të paraqitet për miratim në Këshillin e Ministrave. Burime të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se ajo do të jetë në funksion të krijimit të lehtësirave për tatimpaguesit shqiptarë. Ndryshim rrënjësor do të pësojë taksimi i dividentit, për të eliminuar të ashtuquajturën dytatueshmëri në të ardhurat e korporatave dhe të të ardhurave të individëve që investojnë në korporata. Bëhet fjalë edhe për të ardhurat e tjera që rrjedhin nga investimet, përveç një dividenti siç janë interesat, fitimet kapitale gjatë tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, apo letrave me vlerë. Ndryshime të kuadrit ligjor do të pësojnë edhe taksimi i tokës dhe ndërtesave. Qeveria ndërkaq rriti akcizën e duhanit dhe pijeve alkoolike. Akciza për duhanin e përkthyer në lekë për paketë do të rritet me 10 lekë. Niveli i akcizës për pijet me forcë alkoolike ndaj vëllimit mbi 12% parashikohet të arrijë në 220 lekë/litri nga 150 lekë. Qeveria vendosi taksën 1 euro për gjithë tabelat e bizneseve me kusht që ato të jenë në gjuhën shqipe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›