Vijnë Goran Bregoviç dhe Laurent Wolf
13/07/2009 Dy netët e "Eagle Summer Nights”
Kompania Eagle Mobile sjell dy netët e "Eagle Summer Nights" në plazhin e Durrësit, Goran Bregoviç dhe Laurent Wolf. Dy këngëtarët do të performojnë më 8 dhe 9 gusht në kompleksin "Tropikal". Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, duke sjellë dy artistë jo shumë të ngjashëm në profil muzikor, por të dy të pëlqyer nga kategori të ndryshme të publikut, dëshmon edhe një herë se u kushton një vëmendje dhe kujdes të veçantë abonentëve të saj rinorë. Rinia shqiptare do të përjetojë dy net të vërteta festive nën tingujt ballkanikë dhe ritmet e kompozitorit të mirënjohur në Evropë dhe më gjerë, Goran Bregoviç, i cili rikthehet pas tre vjetësh në Shqipëri. Laureat Wolf i njohur si producent i Triba-House dhe DJ i disa hiteve të dëgjuara. Wolf me kompozimet e tij si “Saxo” apo “Calinda” ka qëndruar për një kohë të gjatë në majë të klasifikimeve. Abonentët Eagle mund të dërgojnë një SMS që kushton vetëm 9 lekë në numrin 15189, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe moshën, për të pasur mundësinë të marrin 2 bileta falas, të vlefshme për dy netët. Përzgjedhja e 1000 fituesve do të bëhet më datë 3 gusht. Fituesit do të njoftohen me SMS për vendin dhe orarin e tërheqjes së biletave.