E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Paketë për të prekur Kushtetutën

Një nga bashkëhartuesit e Kushtetutës, presidenti i nderit në asamblenë republikane, Sabri Godo, ka kundërshtuar prekjen e herëpashershme të dokumentit themeltar të shtetit nga politika shqiptare. Godo e ka cilësuar një precedent të rëndë prekjen e Kushtetutës sa herë që partitë politike zihen për një çështje që prek interesat e tyre. "Kushtetuta preket sa herë zihen partitë politike dhe ky është një precedent i rëndë", tha ai. Politologu dhe historiani i njohur, Sabri Godo, ka sugjeruar që t‘i jepet një zgjidhje kësaj situate, duke ofruar një paketë të plotë ndryshimesh dhe jo të bëhen ndryshime të pjesshme në mënyrë që në dokumentin themeltar të shtetit të mos bëhen më ndërhyrje. "Nëse është e rëndësishme të bëhen ndryshime, atëherë të përgatitet një paketë e terë dhe të bëhen ndryshimet në grup. Për reformën zgjedhore duhet të bëhet në bllok ndryshimi dhe jo vetëm në momente të caktuara nëse është e nevojshme", tha Godo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›