"Artistët e rinj mbesin rrugëve"
Regjisorja nga Kosova, Zana Hoxha Krasniqi, ka ngjitur dje në skenë "Norvegjia sot", një shfaqje e cila do të vijë edhe sot në skenën e teatrit kombëtar. E shkruar prej Igor Bauresima-s, i cili është frymëzuar prej një ngjarjeje reale, vepra ka në qendër dy personazhe, Julianin (Egzona Ademi) dhe Augusitin (Adrian Morina), të cilët pasi janë njohur përmes internetit, vendosin të kryejnë vetëvrasje. "Norvegjia sot" vjen në kuadër të Festivalit Teatror të të Rinjve, i cili do të zhvillohet në Tiranë nga 20 deri më 25 nëntor.
Keni zgjedhur që në Festivalin Teatror të të Rinjve do të përfaqësoheni me një vepër moderne, kështu është quajtur. Përse kjo zgjedhje?
Shfaqja është shkruar nga autori çeko-zviceran, Igor Bauresima. "Norvegjia sot" është një nga dramat bashkëkohore më të shfaqura në teatrot europiane në përgjithësi. Teksti është përzgjedhur nga drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Jeton Neziraj, i cili me ta lexuar, tha se kishte menduar pikërisht për mua. Ai na propozoi që të bënim një lexim skenik në teatrin e Kosovës. Premiera si lexim skenik në Kosovë është shfaqur më 20 qershor të këtij viti. Interpretimi ka ardhur prej të njëjtëve aktorë, Egzona Ademi dhe Ardian Morina, të cilët do të interpretojnë edhe në skenën e teatrit të Tiranës.
Cila ishte arsyeja që ju shtyu të ishit pjesë e këtij konkursi?
Kur dëgjuam për Festivalin e Regjisorëve të Rinj, menduam të aplikonim. Konkurruam dhe fituam një pjesë të financimit, duke qenë se një pjesë i takon Teatrit Kombëtar të Prishtinës. Kjo shfaqje pra është një bashkëprodhim dhe premiera e parë do të jepet në Tiranë, ndërsa e dyta në Prishtinë, për të vijuar më tej për sezonin teatror 2009-2010. Ne vendosëm të ishim pjesë e këtij festivali, edhe pse për ne kjo nuk është shfaqja e parë pas diplomimit. Ardiani dhe Egzona kanë punuar në disa shfaqje në Kosovë, ashtu sikundër edhe unë. Megjithatë, duke qenë se konkursi ishte për regjisorë të rinj deri në 35 vjeç, atëherë thashë përse të mos e provojmë. Mundësia e vënies së një shfaqjeje në Tiranë, ku i gjithë kasti është prej Kosovës, ishte tepër sfiduese për ne. Por më duhet të them se qëllimi i ardhjes sime këtu ishte që publiku i Tiranës të njihej me diçka të mirë nga Kosova. Ne jemi nisur me qëllimin e mirë të bëjmë diçka ndryshe dhe të tregojmë një pjesë të punëve që bëhen në Kosovë.
Çfarë e bën të veçantë dhe të pëlqyeshme për publikun shfaqjen "Norvegjia sot"?
Kjo shfaqje flet për një vajzë, Julia, e cila është e lodhur nga jeta dhe bën kërkime në internet për shokun e saj shpirtëror që do të donte të vdiste me të. Augusiti i ri bie në kontakt me të dhe të dy takohen në një shkëmb të mbuluar në dëborë në Norvegji, në mënyrë që së bashku të kryejnë vetëvrasje. Është një klithje për vdekje. Për ta, jetesa është më shumë "ekzistim" në vend, se sa "vitalisht e gjallë". Vetë autori është frymëzuar prej një ngjarjeje reale për të krijuar këtë vepër, e cila sjell dy orët e fundit të vetëvrasjeve, duke shtuar një kthesë krejtësisht origjinale. Ata duhet të filmojnë për të realizuar një spektakël lidhur me orët e fundit të jetës së tyre, mirëpo gjatë filmimit, dëshira për t‘i dhënë fund jetës, nis e zbehet nga pak. Ne besojmë se do të pëlqehet, sepse teksti i saj është filozofik, por është një shfaqje që ka edhe shumë veprime skenike. Jemi munduar t‘i japim përparësi si tekstit, ashtu edhe veprimit. Mua si regjisore nuk më pëlqen të flas për suksesin apo pëlqimin e shfaqjes pa u ngjitur më parë në skenë. Megjithatë ne kemi rreth dy muaj që punojmë për këtë projekt dhe shpresoj të pritet mirë.
Si do të vijë në konceptin regjisorial vepra e Igor Bauresima-s?
Kjo vepër teatrale ka edhe pjesë të xhiruara. Ne jemi munduar të bëjmë një shfaqje multimediale. Si koncept, autori kur ka shkruar tekstin e ka pasur shumë të qartë se çfarë do të realizojë për shkak se ai vetë është edhe regjisor. Përgjithësisht në shfaqjet që kam vënë në skenë, mua gjithnjë më ka pëlqyer të eksperimentoj disi, por në këtë rast, me këtë tekst jam munduar ta respektoj autorin sa më shumë që të jetë e mundur. Megjithatë kam preferuar të vë pak dorë, duke i futur një frymë paksa shqiptare, që besoj se do të ndihet. Ndërkaq, shfaqja ka një qasje moderne jo vetëm për sa i përket ndërtimit të skenografisë prej Petrit Bakallit, por edhe sa i përket trajtimit të raporteve mes personazheve.
Protagonistët e shfaqjes janë dy të rinj, një femër dhe një mashkull, të cilët tentojnë vetëvrasjen. Si janë ata të dy?
Në këtë vepër femra është dominuese dhe kërkon shumë nga mashkulli, i cili ia plotëson dëshirat pa ndonjë kompleks. Femra është ajo që ka situatën në dorë, ndryshe nga sa ndodh shpesh në realitet. Por edhe mashkulli është një personazh shumë interesant. Ai është i pasigurt, depresiv, ndonjëherë konfuz, që shpesh janë tipare që i shkojnë më shumë një femre, ose që shoqëria është mësuar t‘ia atribuojë asaj. Ndaj këto raporte që autori i ka shpjeguar shumë mirë ne jemi munduar ti respektojmë maksimalisht por natyrisht duke i bërë tonat.
Meqenëse jemi në një festival të rinjsh, si është situata në Kosovë për sa u përket hapësirave krijuese që kanë në dispozicion artistët e rinj?
Mendoj se është pak a shumë e njëjta situatë si edhe në Shqipëri. Projekti im i parë pas diplomimit është realizuar në një teatër privat, ku unë kam gjetur fonde private. Pastaj kam bërë një projekt në Teatrin e Gjakovës, e të gjitha projektet më pas i kam realizuar me fonde private. Mirëpo shumica e regjisorëve të rinj në Kosovë mbesin rrugëve, pa arritur të marrin përvojën e nevojshme. Sa mirë do ishte që edhe ne të kishim një konkurs të ngjashëm në Kosovë, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në mënyrë që regjisorët e rinj, të cilëve nuk u është dhënë shumë hapësirë dhe mundësi, të gjejnë përkrahje nga shteti. Kjo do të ishte një shtytje e mirë që ata të fillonin diçka. Mendoj që kjo iniciativë është shumë e mirë. Unë nuk e di se si bëhet përzgjedhja, por e çmojmë shumë punën e Teatrit Kombëtar dhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës. Sinqerisht, mendojmë që si ndërmarrje duhet të vazhdojë e pse jo të mos imitohet edhe në Kosovë. Këtu dua të shtoj diçka. Ne kemi festivalin ndërkombëtar të studentëve për teatër dhe film, që quhet "SkenaUp", ku u jepet hapësirë studentëve të konkurrojnë me pjesët e tyre dhe të shkëmbejnë eksperienca me studentë e profesorë prej vendeve të tjera. Kështu që ne mund ta shkëmbejmë këtë përvojë me njëri-tjetrin.
Kryesisht cilat janë temat që ju tërheqin për të përcjellë para publikut?
Unë udhëheq një organizatë e cila promovon teatrin social, i cili ndryshon mendjet e njerëzve për tema që rrallë flitet. Mua nuk më pëlqen të bëj tekste komerciale, që nuk kanë një mesazh social prapa, jo pse ma ka imponuar puna, por sepse unë dua ashtu. Këtë radhë, kur kam lexuar tekstin e "Norvegjia sot", që flitej për vetëvrasjen, një temë kaq aktuale, më pëlqeu, edhe pse jo menjëherë, të them të vërtetën, sepse emocionalisht të ngarkon shumë. Ndërkaq, këtu ka një skenë ku flitet për dashurinë dhe seksin me mjaft erotizëm, që ka të bëjë me temat tabu. Zakonisht këto skena te ne ose hiqen, ose kalojnë në pornografi. Unë dua të respektoj erotizmin që ka shfaqja, si diçka të bukur, ku flitet për seks e dashuri. Kjo nuk është diçka e ndyrë pornografike, ka një dallim të madh mes tyre. Ndaj edhe e pëlqeva si shfaqje. Në Kosovë kam punuar shfaqje ku flitet për dhunën, ku flitet për të zhdukurit, duke ruajtur një qëllim social, por pa rënë në propagandë.
Folët për një teatër social. Është një ide që ka lindur pas luftës së Kosovës, apo është një zgjedhje personale?
Është një zgjedhje personale. Shfaqja ime e parë ka qenë për fëmijë. Ajo fliste për një djalë i cili duhej të dilte në rrugë të lypte para. Kur është dhënë shfaqja në Kosovë dhe ka pasur mbi 5 mijë shikues fëmijë që kanë gjetur te ky personazh vetveten apo një shokun e tyre, atëherë ti fillon e mendon për zhanrin, për punën që bën, dhe nëse ajo vërtet u shërben njerëzve, e atëherë vendos të zgjedhësh diçka.
Pra e shikoni teatrin si një mision?
Unë e shikoj si një pjesë të vetes, pa të cilën nuk bëj dot. Kam dhjetë vite që kam nisur të merrem me të dhe gjatë këtyre viteve jam rritur me teatrin dhe ai është rritur me mua.