Rrezeart Galica prezantohet në Tiranë
Pas Prishtinës dhe Shkupit, fotografi kosovar Rrezeart Galica i prezanton punimet e tij edhe në Tiranë. "Para fillimit" titullohet ekspozita personale, që është çelur mbrëmë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Galica ka vënë në dispozicion të publikut edhe një katalog së bashku me DVD-në me videoartet e realizuara nga artisti. Autori ndër të tjera thekson se do të bëjë përpjekje të mëdha që këtë ekspozitë ta hapë edhe në shtetet perëndimore si në Gjermani, në Nju Jork e më tej. Rrezeart Galica ka lindur në Prishtinë, në vitin 1981. Studimet i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ku është diplomuar në vitin 2005 në drejtimin e dizajnit grafik. Kurse studimet pasuniversitare i kreu po në Fakultetin e
Arteve të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2008, për multimedia dhe mori titullim magjistër. Ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive kombëtare dhe ndërkombëtare.
Arteve të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2008, për multimedia dhe mori titullim magjistër. Ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive kombëtare dhe ndërkombëtare.