E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistet i bashkohen apelit per pastrimin e zonave turistike

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Pastrimit, Ministria e Turizmit, dhe Kulturës, ka nisur  një fushatë sensibilizimi për pastrimin e destinacioneve turistike. Në bashkëpunim me Prefekturën Tiranë, Komunat Prezë dhe Synej-Kavajë një grup artistësh  kanë ndërmarrë një aksion sensibilizimi për pastrimin e zonës së Rinasit (mbikalimi deri në Aeroportin “Nënë Tereza”) dhe Komunën Synej (plazhi i Gjeneralit) nga mbetjet urbane dhe inerte. Artistët kanë dhënë mesazhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbajtjen pastër të mjedisit.
Ky është vetëm fillimi i një nisme të cilën Ministria e Turizmit, Kulturës do ta konkretizojë në muajt në vazhdim me shpresën se do të gjejmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me organet e qeverisjes vendore, bizneset që operojnë në zonat turistike dhe shoqërinë civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›