E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezohet avioni ne Pakistan humbin jeten 130 persona

Është cilësuar si një tragjedi rrëzimi i avionit në Pakistan. Një avion linje me 130 persona në bord, 121 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua pak para uljes në aeroportin ndërkombëtar Benazir Buto në Islamabad në një zonë të banuar. Lajmi është bërë publik fillimisht nga “Geo Njus”, duke shtuar se zona ishte përfshirë nga kushte të këqija atmosferike, me reshja të forta shiu dhe erë. Sipas enrit të aviacionit civil pakistanez nuk ka asnjë të mbijetuar. Dëshmitarë okularë kanë thënë se disa ndërtesa në zonë janë përfshirë nga flakët.
Të gjithë spitalet e zonës janë në gjendje alarmi. Boing 737 ishte nisur nga Karaçi dhe duhej të ulej në kryeqytetin e vendit. Avioni Boing 737 i kompanisë ajrore Bhoja Airline, një kompani e vogël ajrore me çmime të ulëta sapo kishte rinisur aktivitetin pas një mbylljeje të mëparshme si shkak i vështirësive financiare.
Fluturimi i sotëm ishte mjë fluturim inagurues për linjën Karaçi-Islamabad. Përplasja ndodhi pranë fshatit Husain Abad, ndoshta për shkak të kushteve të këqija atmosferike, dhe avionic ka marrë flakë menjëherë pas rrëzimit. Në korrik të vitit 2010 një Eirbus A321 i kompanisë private Eirblue u përplas në kodrat e Margallas, jo larg kryeqytetit. Në këtë incident, më të rëndin në 20 vitet e fundit në Pakistan – ku humbën jetën 152 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›