E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia: “Më vodhën” punën si pedagoge, nisa drogën

Autori i Lajmit: red.
Përvoja ka treguar se përdoruesit e drogës kalojnë kriza të rënda shpirtërore duke arritur deri te vetvrasja. Sociologë, bashkëpunëtorë me Aleancën Gjinore për Zhvillim kanë zhvilluar disa intervista me të rinj shqiptarë të cilët kanë rrëfyer rrugën se si e kanë nisur drogën dhe pasojat që kanë vuajtur prej varësisë së saj. Psikologët dhe punonjësit socialë këshillojnë se përdoruesit e drogës duhet të ndjekin disa hapa për të dalë nga dipendenca e saj. Sipas tyre në radhë të parë përdoruesit duhet ta pranojnë problemin hapur, sespe në përgjithësi mundohen ta fshehin këtë fakt. Gjithashtu duhet të kufizojnë kohën e qëndrimit me njerëzit që e inkurajojnë përdorimin e drogës. Të kërkojnë ndihmë nga mjekët dhe terapistët, si dhe t i nënshtrohen kurimit në spital. Pasojat e rrezikshme që vijnë nga përdorimi i drogës mund të shmangen nga familja që di shkaqet e përdorimit të drogës, nga pjestari i saj, qendrat e rehabilitimit dhe programet e edukimit në të gjitha nivelet e shkollës, si dhe një grup i shëndoshë shoqëror. “Por mbi të gjitha të rinjtë duhet të jenë të motivuar për jetën, të kenë sensin e humorit dhe të optimizmit,” theksojnë psikologët. Nga intervistimet e shkëputuara nga studimi sociologjik “Droga dhe Rinia Shkollore”, përgatitur nga Dr.Vasilika Shtëpani janë zgjedhur dëshmitë e mëposhtme.
“Nisa drogën se humba punën”
Një vazjë 24-vjeçare që ka një vit që ka mbaruar studimet në degën e fizikës speciale tregon:
“Gjatë viteve të shkollës së mesme dhe asaj të lartë kam bërë përpjekje në maksimum për të arritur rezultate shumë të mira. Por, si papritur çdo gjë filloi të ndryshojë në jetën time. Vlerësimi jo i drejtë nga shoqëria për punën që bëjnë njerëzit është një ndër shkaqet që nxit veprimet devijante. Kjo gjë ndodhi edhe me mua. Megjithëse në dekanat qe diskutuar që unë të mbahesha në fakultet si pedagoge, nuk ndodhi kështu. Në vendin tim u mbajt një student tjetër që nuk i kishte cilësitë e mia dhe meritat në krahasim me mua, por dhe me shokë të tjerë të kursit. Kjo ishte goditja e parë që më shkaktoi një vrasje të thellë shpirtërore, e cila u pasua me mungesën e punës. Fillova të ndjehem e zhgënjyer. Synimet e mia, ëndrrat e mia m u dukën se dështuan, sikur u shuan. Këtë fillova ta kompensoja në fillim me përdorimin e alkoolit e më vonë me atë të drogës. E ndiej që më ka lindur dëshira të bëhem përsëri personi që më admironin. Kjo është arsyeja që me vulnetin tim pranova të kurohem. E ndiej se nën efektin e drogës jam si e vdekur, kraharori më dhemb, energji nuk kisha, dhe as motivim. Vendimin për të lënë drogën e kam marrë për mbijetesën time, për të fituar lirinë dhe kjo më bën të ndjehem më mirë.”

“Vdekja e babait më çoi në depresion”
Një studente në Akademinë e Arteve, viti i parë tregon: “Drogat që unë pëlqej më shumë janë marijuana dhe heroina, megjithëse heroina kushton shtrenjtë. Drogën e kam filluar kur isha në Lice. Ndjeva një tronditje të madhe kur më vdiq babai. E gjithë barra e familjes i ngeli nënës. Ajo jo se nuk merrej me ne, por ishte shumë e ngarkuar. Në këto situatata m u gjend afër një mik, e pikërisht një shpërndarës droge. E ndiej se gjithnjë e më shumë po jepem pas drogës. Ajo më mungon shumë dhe gjatë kohës që unë jam në shkollë. Tani kam probleme me mungesat, megjithëse nuk jam ekspozuar si përdoruese droge. Për mua përdorimi i drogës është vetvrasje që secili përdorues ia përgatit vetes, dhe çdo i ri që e përdor drogën duhet të jetë i vetëdijshëm për fundin që sjell ajo.”
Gjimnazistja: “Drogën e nisa nga shoqëria”
Nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme “Jordan Misja”
“Një ditë shoqja ime më prezantoi me shoqërinë e saj. Ata ishin përdorues droge. Në fillim piva nga kurioziteti, pastaj e ndjeva të nevojshme. Ajo më bënte të ndjehesha e përkëdhelur dhe e bukur për të gjithë. Në shkollë, e ndiej se nuk kam përparim të mirë, zakonisht nuk shkoj fare në shkollë kur marr drogë, bile dhe jam ekspozuar si përdoruese droge. Dy herë më kanë përzënë edhe nga shkolla, më kanë paralajmëruar edhe për përjashtim nga shkolla, por deri tani nuk e kanë zbatuar. Nuk kam asgjë të veçantë për t ju thënë të rinjve, veçse gjithçka që flitet për drogën është e vërtetë, thjesht nuk duhet t i afrohem aspak asaj.”
“Rashë në gjendje kome për 3 ditë”
Një i ri i shkollës së mesme “Besnik Sytja” shprehet”:
“Drogën fillimisht e nisa për kureshtje. Shoqëria, në të cilën rrija unë, merrte drogë dhe kjo ishte arsyeja kryesore që më nxiti ta merrja atë rregullisht. Merrja peditinë 3-4 herë në ditë. Droga është një stimulant që të jep një gjendje shumë pasive, aluçinacione. Nuk të intereson asnjë gjë, as opinioni, asnjeri. Historia e lënies së drogës ishte një mrekulli e Zotit. Nga përdorimi i tepërt pësova një helmim të përgjithshëm të trupit, ku rashë në gjendje kome për tre ditë. Doktori provoi të më injektonte peditinë si qetësues, por trupi im nuk i pranoi. Më pas me ndihëmn e familjes time që i detyrohem shumë kam hequr dorë plotësisht prej saj. Shoqërinë që kisha nuk e frekuentojë më. Dua t u jap një mesazh të rinjve që marin drogë apo që kanë menduar ta provojnë atë. ”Është mallkimi më i rëndë që zë njeriun. Kurrë mos e provoni.”

“Marr para hua”
Për pasojat e rënda që të lë droga te të rinjtë flasin fjalët e një të riu 19-vjeçar.
“Drogën e fillova menjëherë, më vonë fillova të përdor heroinën. Tani kam nevojë çdo ditë të përdor drogë. E siguroj vetëm në dy-tre ditë, sepse kushton shtrenjtë. Harxhoj paratë e mia dhe kërkoj para hua. Në vitin e dytë të gjimnazit, drejtori i shkollës më zuri në banjo duke pirë marijuanë dhe pastaj unë vetë e braktisa shkollën. Një herë e fillova mjekimin kundër drogës. Për një muaj e gjysmë mjekimi pati sukses, por unë e lashë në mes. Tani jam penduar. E mendoj të ardhmen vetëm i vdekur! Kur nuk kam drogë trupi im e kërkon atë, ta gërryen trupin e shpirtin, atëherë mundohem kur dua që të mos pi drogë të provojë shpesh me litar të lagur apo rryp të rrah veten, që nga të rënat e litarit apo rrypit të mos dëgjoj dhimbjen që më shkakton mungesa e drogës në trup.”

Dëshmia e 19-vjeçarit
“Për të lënë drogën rrah veten me kamzhik”
Për pasojat e rënda që të lë droga te të rinjtë flasin fjalët e një të riu 19-vjeçar.
“Drogën e fillova menjëherë, më vonë fillova të përdor heroinën. Tani kam nevojë çdo ditë të përdor drogë. E siguroj vetëm në dy-tre ditë, sepse kushton shtrenjtë. Harxhoj paratë e mia dhe kërkoj para hua. Në vitin e dytë të gjimnazit, drejtori i shkollës më zuri në banjo duke pirë marijuanë dhe pastaj unë vetë e braktisa shkollën. Një herë e fillova mjekimin kundër drogës. Për një muaj e gjysmë mjekimi pati sukses, por unë e lashë në mes. Tani jam penduar. E mendoj të ardhmen vetëm i vdekur! Kur nuk kam drogë trupi im e kërkon atë, ta gërryen trupin e shpirtin, atëherë mundohem kur dua që të mos pi drogë të provojë shpesh me litar të lagur apo rryp të rrah veten, që nga të rënat e litarit apo rrypit të mos dëgjoj dhimbjen që më shkakton mungesa e drogës në trup.”

Ky lajm është publikuar: 04/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›