E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët midis dy luftërave

• "Artistët në Romë midis dy luftërave" është ekspozita që do të çelet së shpejti në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ekspozita me 48 piktura, skulptura, vizatime e një mori dokumentesh origjinale, është ideuar nga Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Shoqatën Miqtë e Vilës Strohl Fern të Romës. Itinerari i saj është i ndarë në tre seksione: Artistët dhe studimi që përmbledhin auto portrete, portrete të artistëve a ndonjë peizazh. Qyteti i Shpirtit, titulli i të cilit është marrë nga përmbledhja me poezi lirike me të njëjtin titull të Giorgio Vigolos (1923), si dhe seksioni i fundit, "Trupa  që kanë formë". Ekspozita do të çelet në 9 prill dhe do të qëndrojë e hapur deri në 8 maj në ambientet e GKA-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›