Korrupsioni, pranga policit rrugor,i mori 200 lekë bakshish shoferit
• TIRANE- Arrestohet polici i qarkullimit të kryeqytetit pranë shkollës Teknologjike, i cili u kap duke i marrë 2 mijë lekë të vjetra një shoferi.
Ilir Dauti, 38 vjeç, banues në Kodër Kamzë, është arrestuar dje në mesditë në flagrancë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm me akuzën e korrupsionit pasiv dhe mitmarrjes. Ai është arrestuar në flagrancë nga agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ndërsa ishte kapur duke i marrë 2 mijë lekë të vjetra një qytetari, drejtues i një mjeti në këtë rrugë. Ai është ndaluar në flagrancë nga oficerët dhe agjentët e SHKB- së, të cilët i kanë pohuar atij se ishte i ndaluar për akuzën e mitmarrjes dhe korrupsionit. Menjëherë Dauti është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku një hetues i ka komunikuar akuzën dhe arrestimin në flagrancë. Po ashtu atij i është kërkuar edhe të japë sqarime për rrethanat e ngjarjes, kur ishte kapur nga agjentët e SHKB-së. Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar nga efektivi i Policisë Rrugore, i cili i ka kërkuar drejtuesit të mjetit të hapte krahun, ndërsa i ka komunikuar atij një shkelje të vënë re nga polici. Pas debateve me drejtuesin e mjetit, polici ka nxjerrë bllokun për t’i vënë gjobë përdoruesit të rrugës për shkeljen e zbuluar. Pas kësaj, drejtuesi i mjetit ka nxjerrë në xhamin e makinës së tij një send, të cilin ia ka lënë në dorë efektivit të policisë në formë bakshishi. Veprimet e mësipërme janë regjistruar nga një kamera e shërbimit që ishte instaluar në këtë zonë. Sapo polici ka marrë paratë, efektivët e SHKB-së kanë ndërhyrë, duke ndaluar efektivin e Policisë Rrugore. Bashkë me të në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka përfunduar edhe drejtuesi i mjetit që ka dhënë bakshishin në formën korrupsionit. Ai është pyetur nga hetuesit e policisë për rrethanat e ngjarjes dhe komunikimin që ka pasur me punonjësin e arrestuar prej tyre. Po kështu ai u ka sqaruar hetuesve edhe shkeljen që i kishte vënë në dukje polici dhe masën administrative të kërkuar nga efektivi blu. Pas ballafaqimit të kryer, kolegët i kanë komunikuar akuzën e mitmarrjes dhe të korrupsionit policit 38-vjeçar. Polici i arrestuar, sipas burimeve, kishte më tepër se 10 vite që punonte në qarkullim dhe më parë ka punuar në sektorë të tjerë të Policisë së Shtetit, ku edhe njihej si efektiv i rregullt.