E Diel, 1 Nëntor 2026

Turistët e parë shkelin Shqipërinë

• Mbërrin në Shqipëri kroçera e parë për këtë vit. Rreth 180 turistë, kryesisht amerikanë, kroatë, gjermanë, italianë kanë prekur mëngjesin e djeshëm tokën shqiptare.

Në ambientet e hotel "Rogner", turistët u pritën nga ministri i Turizmit e Kulturës, Ylli Pango, i cili e vlerësoi ardhjen e tyre duke e cilësuar si një hap pozitiv për promovimin e turizmit shqiptar në Botë. Alpet, Butrinti, Korça, Riviera Shqiptare, Kruja, Durrësi janë pikat kyçe që janë piketuar këtë vit nga ministra, e cila ka përgatitur ndërkaq guidat turistike për këtë vit, të cilat janë prezantuar edhe më parë në panairin e Berlinit. Mes të tjerash Pango theksoi se viti 2008 do të jetë një vit i mirë turistik, ku shifrat pritet të kalojnë 2 milionë turistë. Por ndërkaq, kroçera e parë, e cila mëngjesin e djeshëm mbërriti në Portin e Durrësit, nuk do të jetë e vetmja. Më tej do të pasohet nga të tjera, si austriake, gjermane etj. Kjo është vizitë njëditore, ku turistët kanë vizituar kryeqytetin, Krujën, Durrësin për t'u njohur më nga afër me potencialet turistiko-kulturore të vendit tonë. Vizita e tyre erdhi pas takimit në muajin prill të vitit të kaluar me ministrin Ylli Pango në zyrën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›