Shet drogë në lojëra fati,ikën nga duart e policisë
• Pronari i sallës së lojërave të fatit në Tiranë i shpëton policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Dashamir Biçaku
Agjentët e policisë kishin të dhëna se i kërkuari merrej me shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në sallën e lojërave të fatit. Policia ushtroi kontroll aty dhe sekuestroi sallën e lojërave të fatit, ndërsa në banesën e pronarit është bllokuar një sasi prej 6.5 gramë, lëndë e dyshuar si heroinë që u shitej klientëve të ndryshëm të lokalit. Agjentët e policisë së antidrogës i kanë bllokuar të kërkuarit në banesë edhe një sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm si dhe detonatorë elektrikë. Këto mjete dhe municione luftarake, sipas policisë, dyshohet se i kërkuari i mbante për shitje. Dorian Disha, 18 vjeç, banues në Tiranë në rrugën “Njazi Meka”, pranë shkollës “Bajram Curri”, ku edhe kishte një lokal lojërash fati, ka mundur t’i shpëtojë arrestimit nga agjentët e antidrogës, të cilët kishin mundur të zbulonin aktivitetin kriminal të tij në drejtim të shitjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike. Gjithçka ka ecur mirë për agjentët e policisë, të cilët kanë mundur të gjenin të kërkuarin në lokalin e tij për lojëra fati në rrugën “Njazi Meka”. Adoleshenti 18-vjeçar, njëkohësisht pronar i lokalit, ka kuptuar se në lokal po afroheshin persona që mund të ishin agjentë të policisë dhe menjëherë ka menduar një plan për t’u larguar. Sapo agjentët janë afruar dhe e kanë kapur, ai i ka kundërshtuar oficerët dhe efektivët e policisë që kishin shkuar për të kryer kontrollin e befasishëm.
Arratisja
Një prej efektivëve të policisë e kishte kapur për krahu të kërkuarin, por ai ka kundërshtuar. Pasi i ka shpëtuar nga duart oficerit, 18-vjeçari Disha ka marrë nga sytë këmbët dhe është larguar në drejtim të paditur, duke mundur t’i fshihet agjentëve. Pas largimit të pamenduar të adoleshentit të kërkuar, policia ka bllokuar në lokal të gjithë personat që ndodheshin aty në momentin e ndërhyrjes. Të gjithë ata janë shoqëruar për t’u pyetur në lidhje me veprimtarinë e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, për të cilat dyshohej Dorian Disha. Ndërkaq pas këtij veprimi, agjentët e policisë kanë mbërritur në banesën e 18-vjeçarit Dorian Disha, për të kryer një kontroll verifikues. Në shtëpinë e të kërkuarit policia ka gjetur jo pak, por një sasi të konsiderueshme municioni luftarak, kryesisht për pistoleta, automatikë dhe pushkë. Sipas njoftimit të policisë, në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 86 copë fishekë mod 56, 58 copë fishekë mod 54, dhe 14 copë fishekë pushke, të kalibrit 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë parabeli 9 mm. Po kështu janë gjetur dhe janë bllokuar edhe 10 copë ndezës elektrikë detonatorë, për shpërthim lëndësh plasëse. Gjatë referimit të kryer nga policia të materialeve të kësaj dosjeje, ndaj të kërkuarit janë ngritur akuzat e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, “mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, “kundërshtimit të forcave të policisë me dhunë” etj. Lokalit në të cilin dyshohet se kryente aktivitetin i kërkuari, tashmë policia i ka vënë kyçin.
Sekuestruar
• 6.5 gr, pluhur e dyshuar si lëndë narkotike
• 86 copë fishekë mod – 56
• 58 copë fishekë mod – 54
• 14 copë fishekë pushke
• 10 copë ndezës elektrikë detonatorë
• 10 copë fishekë parabeli 9 mm
Aktiviteti me drogën
Së paku prej një viti dyshohet se kryente aktivitetin e tij në shitjen dhe shpërndarjen e heroinës, Dorian Disha, 18-vjeçari i shpallur në kërkim nga efektivët e policisë së kryeqytetit. Prej gati një muaji, agjentët e antidrogës kanë mbajtur nën vëzhgim zonën në të cilën lëvizte dhe dyshohej se kryente aktivitetin e tij në shpërndarjen dhe shitjen e heroinës adoleshenti Disha.
Shitja e municioneve
Veç shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të municioneve luftarake, vepra që tashmë janë referuar në Prokurori, policia dyshon edhe për shitje municionesh. Burime të policisë së kryeqytetit pohuan dje se gjetja e një sasie të konsiderueshme municionesh dhe detonatorësh elektrikë, kanë bërë që të ngrihen dyshime edhe për shitje të tyre. Një fakt i tillë duhet të hetohet nga Prokuroria, së cilës i ka mbërritur edhe dosja për hetimin përkatës.