Të burgosurit e 313-ës lënë grevën, 10 ditë kohë burgjeve për kushtet
• TIRANE - Të burgosurit e 313-ës në kryeqytet kanë dalë dje nga greva e urisë që kishin nisur disa ditë më parë në kërkim të kushteve më të mira në qeli.
Pas një takimi që kanë pasur dje me një përfaqësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ata kanë rënë dakord për të hequr dorë nga greva e urisë, pasi kanë marrë premtimin se kërkesat e tyre do të zgjidhen brenda 10 ditësh. Kërkesat e të burgosurve janë të shumta, por ato në të cilat ata kanë mëshuar është krijimi i vendeve të posaçme për ajrimin e tyre, higjiena e ushqimit të ofruar nga burgu, lejimi i ushqimit të familjarëve, higjiena e tualeteve dhe transferimet nga njëri burg në tjetrin të bëhen vetëm për arsye të sigurisë së të burgosurve dhe jo si masë ndëshkimore. Për këto kërkesa, dy ditë më parë të burgosurve u dha të drejtë edhe një përfaqësi e Avokatit të Popullit, kryesuar nga komisioneri Skënder Haluca.
Greva
Të burgosurit e 313-ës pretenduan se nisën grevën e urisë pak ditë më parë, ndërsa një pjesë e tyre refuzuan marrjen e ushqimeve nga burgu si dhe nxorën jashtë qelive frigoriferët dhe ushqimet që u kishin sjellë familjarët. Pas kësaj ata dhe familjarët e tyre vunë në dijeni Avokatin e Popullit dhe pas vizitës në qeli i parashtruan komisionerit kërkesat e tyre. Në një intervistë për “Panorama”, dy ditë më parë komisioneri Haluca pohoi se pas inspektimit në burg dhe kontaktimit me të burgosurit kishte konstatuar se kërkesat ishin të drejta. Sipas tij buka që u jepej të burgosurve mbahej nëpër thasë në korridoret e burgut jashtë të gjitha kushteve higjienike. Po kështu edhe enët në të cilat gatuhej ushqimi ishin të papastra.
Kërkesat
Të burgosurit e 313-ës veç të tjerash kanë shfaqur pretendime edhe për ndryshime në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale përsa i përket lirimeve me kusht. Komisionerët e Avokatit të Popullit, pas takimit me të burgosurit, u premtuan se këtë kërkesë do ia përcillnin Ministrisë së Drejtësisë, pasi zgjidhja e kësaj është kompetencë e qeverisë. Ndërsa në lidhje me rregullimin e kushteve për ajrim, pasi është fakt se në Burgun 313 ekziston vetëm një vend i tillë në katin e tretë, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit morën premtimin nga burgu se brenda muajit prill, të burgosurit do të kryejnë ajrimin në vende të posaçme dhe brenda standardeve. Kurse burgjeve nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit u është kërkuar që të paraqesin një rregullore të saktë për të përcaktuar kushtet e grevës nga ana e të burgosurve. fa.ma.