Një mafioz shqiptar në rolin e Sopranos australian
• Shpesh shqiptarët janë bërë subjekt për filmat e huaj. Dhe jo pak herë. Kohët e fundit është folur gjatë për personazhe shqiptarë të implikuar në botën e mafies.
Por nga Australia, këtë vit vjen lajmi më befasues. Kanali televiziv “Nine Network” ka filluar transmetimet e një seriali të ri televiziv me titull “Underbelly”, ku një prej personazheve kryesorë është një mafioz shqiptar, me emrin Dino Dibra. Lajmi mësohet nga “Albaniac” në një shkrim të gjatë për personazhin shqiptar real, ku shtjellohet edhe mjaft mirë biografia e tij, i akuzuar disa herë për vrasje, rrëmbim personi apo trafikim droge. Dibra është personazh, i cili pasi bëri emër në “underground” të Australisë, aktualisht në televizionin australian po thyen rekorde në numrin e shikueshmërisë. Dhe teksa “Underbelly” është shndërruar në “The Sopranos” australiane, një serial televiziv shumë i njohur në botë për mafian. Jashtë Australisë çdokush është habitur kur ka mësuar për Dino Dibrën. Dikur një djalë i ri që pëlqente “Reservoir Dogs”, shqiptari është kthyer në një nga personazhet kryesorë në “Underbelly”… Sipas “Albaniac”, personazhi i Dino Dibrës portretizohet në serialin australian “Underbelly” prej aktorit Daniel Amalm. Ai shfaqet për herë të parë në hapjen e serisë së katërt, ku merr pjesë në vrasjen e një personazhi me emër Bruno Bolotzi jashtë një klubi nate, ngjarje e cila bazohet në vrasjen e një bodigardi në vitin 1998 jashtë klubit të natës me emrin “Dome”.
Kush ishte Dino Dibra?!
Varet se kë pyet… Por detektivi i parë që arrestoi Dibrën i ka treguar “Herald Sun” se shqiptari ishte një djalë i këndshëm dhe me humor. Ai tregon për këtë gazetë se gjatë një arrestimi, kur e ka pyetur Dibrën nëse ka pasur diçka për të thënë, ai i është përgjigjur “Jam i ri, jam i lezetshëm dhe jam i pafajshëm”. Ndërsa e motra e tij Violeta Mujushi tregon se, “Dino ishte një vëlla fantastik dhe një djalë i mrekullueshëm për nënën dhe babanë. Një njeri me zemër flori”. Megjithatë policia e Melburnit flet ndryshe. Për ta Dibra ishte një prej figurave më të rrezikshme të krimit në qytet. Ai akuzohet për një sërë vrasjesh, rrëmbim personi, trafikim droge etj. Midis moshës 15 dhe 18-vjeçare Dibra është dënuar me disa thyerje të vogla të ligjit si vjedhje, ngarje të pakujdesshme të makinës dhe mbajtje të drogave të lehta. E policia në atë kohë e ka karakterizuar si një kriminel me pamjen e një gangsteri të qetë dhe shumë të lezetshëm. Policia ka treguar se dhoma e tij ishte e mbushur me postera prej filmave “Scarface”, “Pulp Fiction” apo “Reservoir Dogs”. Njëherë kur Dino Dibra është pyetur nga policia në lidhje me një ngjarje ai është përgjigjur: “Mik, kam parë ‘Reservoir Dogs’ shumë herë”. Por në moshën 19-vjeçare shqiptari u akuzua për tentativë vrasje dhe disponim droge. U burgos dhe u gjobit për këto shkelje të ligjit. Më vonë në 15 tetor të 1996 u riburgos, këtë herë për 18 muaj për ngarje të pakujdesshme të makinës, por u lirua pas një viti.
Ndalohen seritë e “Underbelly”
Por para pak kohësh në Australi, transmetimi i një prej serive të “Underbelly” u ndalua. Arsyeja sipas shkrimit të “Albaniac” të shkruar nga Elbino Llalla është sepse një gjykatës mendoi që mund të ndikonte në vendimin final të jurisë, në një prej çështjeve që ka të bëjë me ngjarjet që pasqyrohen në këtë serial. “Kjo bëri që seritë e reja të postohen në internet, duke u shndërruar në ‘kopjet pirate’ më të kërkuara ndonjëherë në historinë e serialeve televizive australiane”, shkruhet në shkrim. Ndërkohë policia e Australisë beson se shqiptari Dino Dibra dhe një mik i vjetër i tij nga Italia, Roko Arico, ishin partnerë në shitje dhe shpërndarje të kokainës, ekstazisë dhe amfetaminës. “Ata ishin të njohur dhe vizitonin shpesh klubet ‘Dome’ dhe ‘Crown Casino’. Dihet se në atë kohë Dibra shoqërohej me një sërë figurash të mafies në Melburn si Mark Moran, Jason Moran, Andrew Veniamin, Carl Williams e Nik Radev dhe besohet se këto lidhje kanë pasur për qëllim trafikimin e sasive shumë të mëdha të drogave”, shkruhet në “Albaniac”, sipas referencave të Wikipedias, “Herlad Sun” apo websiteve të tjera në internet. Në 1998 një bodigard u gjuajt për vdekje jashtë “Dome Nightclub” në Prahran. Dibra ishte i dyshuari kryesor dhe besohet se vrasja ka ndodhur në lidhje me një moskuptim në lidhje me trafikim të drogës. Më 2 gusht të 1999, Dibra dhe miku i tij Roko Arico ishin dy prej disa personave të akuzuar për rrëmbim në mes të ditës të vëllait të një bashkëpunëtorit të Aricos. Në atë kohë, policia përgjonte banesën e Dibrës si dhe makinën e tij, për të marrë informacion në lidhje me vrasjen e bodigardit. Policia bastisi shtëpinë e Dibrës në Taylors Lake, ku viktima gjendej i lidhur. Dibra dhe Arico u gjykuan në disa pika në lidhje me këtë incident. Seritë e filmit të njohur tashmë jo vetëm në Australi “Underbelly”, kanë nisur të shfaqen për herë të parë në vitin 1995 deri në 2004. Ndërkaq seritë e reja për “Nine Network” nisën të shkruhen në fillim të shkurtit për të njëjtin vend ku ishte e implikuar mafia. a.m
Vrasja e Dino Dibrës në Melburn
Dino Dibra u godit me armë zjarri dhe gjeti vdekjen jashtë shtëpisë së tij në “Kambruk Street” në West Sunshine të Melbourne më 14 tetor 2000, në orën 09:15. Policia mendon se kjo vrasje ka pasur për motiv hakmarrjen. Mendohet se vrasësi i Dibrës është Andrew Veniamin, megjithëse ai asnjëherë nuk është akuzuar ligjërisht nga policia. Gjithashtu, sipas fqinjëve, tregohet se në ditën e vrasjes rreth shtëpisë së Dibrës janë parë disa vetë dhe më pas është treguar se goditjet kanë dalë nga dy armë të ndryshme. Për të marrë informacion në lidhje me vrasësin e Dibrës policia ka ofruar $100.000 shpërblim, por pa rezultat.