E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artisti, filozofi dhe luftëtari



Në qershor të vitit 1502, Cesare Borgia, biri i Papës Aleksandër VI, e zuri rob Urbino-n me një dredhi lufte të pacipë: ai kishte lajmëruar se Duka kishte vdekur (që ishte një gënjeshtër) dhe ishte vendosur në pallatin e dukës. Cesare po tentonte të pushtonte të gjithë Romanjën, e cila shtrihej nga Bolonja deri te Ankona. Veprimet e tij heroike gjatë fushatës ushtarake kanë qenë, sipas diplomatit të ri Niçolo Machiavelli, “shoqërimi nga një fat i mirë unik, si edhe trimëria mbinjerëzore dhe vetëbesimi se mund të arrijë çfarë do”. Machiavelli ishte përzënë nga qeveria e Firencës, në tokat e së cilës djali i Papës po futej pa leje. “Duhet të më premtosh mbështetjen tënde, - i kishte thënë Cesare, - nëse nuk më do si mik, do të më kesh armikun tënd”. Borgia ka pasur aleatë të fuqishëm (babanë e tij dhe mbretin e Francës) dhe Machiavelli ishte udhëzuar të bënte paqe me të. Si pjesë e ofensivës së tij magjepsëse, ai i ka ofruar Cesare-s shërbimet e inxhinierit të famshëm ushtarak të Firences dhe gjeniut mendjendritur të Renesancës, Leonardo da Vinci.

Borgia me entuziazëm e kishte rekrutuar Leonardo-n si këshilltar teknik të operacioneve të tij ushtarake. Ndërkohë, Machiavelli ishte udhëzuar të rrinte syhapur ndaj Cesare-s gjatë asaj që do të konsiderohej si kryqëzatë triumfuese romanjane. Kështu, kanë qenë artisti (Leonardo), filozofi (Machiavelli) dhe luftëtari (Borgia), që e përbëjnë titullin e librit të rëndësishëm të Paul Strathern-it, që i kanë kaluar së bashku muajt e dimrit të vitit 1502-1503, duke biseduar dhe duke projektuar rrugën e tyre nëpër Romanjë, derisa qytet pas qyteti binin nën Cesare-n.

Një shkathtësi e çiltër i gërsheton rrëfimet e tri personazheve kryesore të tij dhe me sukses evokon odisenë e tyre, duke përshkruar kryesisht informacionet e Machiavelli-t, të cilat ofrojnë përshkrime të dramës së shpalosur. Nuk është befasi kur mëson se Strathern është romancier që ka fituar çmime, derisa ai ka një vesh të ndjeshëm për fraza të paharrueshme dhe një sy të mprehtë për detaje goditëse. Me stil të lartë që ai e ofron për skenat me vrasje, plaçkitje, tradhti dhe teprim hedonist, me të cilat emri i Borgia-s është bërë sinonim, dhe me prozë gjallëruese dhe elegante, ai shpjegon ngatërresat e diplomacisë së shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe na mbanë gjallë me të gjitha thashethemet e këndshme të oborrit mbretëror.

E tillë, në fakt, është prirja e Strathern-it për përshkrim të gjallë dhe dialog energjik, të cilin nuk mund të mos dëshirosh që ta ketë shkruar si roman. Ky reflektim është gjithashtu i nxitur nga një interesim i dëshmisë së pakët historike që ka mbijetuar nga fushata e Romanjës dhe nga mënyra se si e përdor autori.

Për shembull, derisa ai me maturi na tregon në faqen 112 se fletoret e Leonardo-s përmbajnë tri skica që “gjerësisht mendohet se janë të Borgia-s”, vetëm disa faqe më tutje ai i sigurt i përmend ato si prova të karakterit të Borgia-s. Në faqen 317 besimi i tij bëhet i sigurt: ai e imagjinon Da Vincin “duke vizatuar ato tri skica të portretit të Borgia-s derisa ai rri i shtrirë në karrigen e tij pranë zjarrit”, para se të nxjerrë përfundimin nga ata të qëndrimit të artistit ndaj padronit të tij dhe ndaj “natyrës së ligë të njerëzve” në përgjithësi.

Strathern herë pas here tenton të plotësojë përvijimin e turbullt historik me këtë lloj spekulimi pseudopsikoanalitik. Kudo, ai pakujdesshëm tenton të deshifrojë mendimet e brendshme të Leonardo-s dhe ndjenjat private nga fletoret e tij të mistershme.

“Saktësia e madhe,” pohon ai në hyrje të secilës fletore, mund të lexohet si dëshmi e ndrydhjes së emocionit të trazuar.

Ekzistojnë shumë fakte të huaja dhe të palidhura, dhe një numër i përsëritjeve të skenave (takimi i parë i Machiavelli-t me Borgia-n), fraza dhe ilustrime. Një redaktim i matur do ta ketë bërë librin “The Artist, The Philosopher and The Warrior” të lexueshëm, me gjithë nivelin mesatar të veprës së historisë popullore; vetëm një vendim i guximshëm për ta llogaritur si fiksion mund ta ketë transformuar atë në diçka të denjë të autorit të tij të talentuar.

“The Independent”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›