E Diel, 1 Nëntor 2026

Artizanet e Shkodres vleresohen me cmim te pare

Gjirokastra 2010 Mbyllet Panairi IV Kombetar i Trashegimise Kulturore dhe Artizanatit

Panairi IV Kombetar i Trashegimise Kulturore dhe Artizanatit Gjirokastra 2010 solli ne qytetin jugor me shume se 100 artizane te vecante dhe sipermarrje te kesaj fushe nga gjithe vendi dhe nga Kosova. Per tri dite me radhe ata ekspozuan ne pazarin karakteristik te qytetit motivet dhe vlerat me te spikatura te trashegimise te rijetezuara ne punime artistike ne dru hekur tekstile filigram qendisje qeramike kuzhine tradicionale mozaik pirografi dhe shume teknika te tjera te tradites shqiptare. Panelet dhe vitrinat me produktet artizanale ishin vendosur ne te dy anet e sokakeve me kalldrem guri te pazarit. Ky eshte viti i katert qe mjeshtrit te cilet punojne dhe ruajne traditen si skalitesit e gurit kovacet drugdhendesit endeset tezgjahistet qendistaret rrobaqepeset e kostumeve tradicionale realizuesit e teknikave artizanale artistike ne dru kocke hekur mozaik tekstil tradicional vizatime pirografi ose ne kombinim te shume prej materialeve tradicionale ekspozojne punimet e tyre ne kete eveniment me permasa kombetare dhe mbareshqiptare te tradites shqiptare tha zevendesministrja e MTKRS-se zonja Zana Turku. Organizimi i ketij panairi qe tashme ka arritur te kthehet ne nje tradite te pervitshme per qytetin e Gjirokastres eshte duke i sherbyer njekohesisht edhe vete promovimit prezantimit dhe njohjes se vlerave arkitekturore te qytetit te gurte. Pergjate tri diteve te organizimit te Panairit IV Kombetar te Artizanatit me pjesemarresit ekspertet e artizanatit dhe turizmit jane organizuar disa seminare trajnimi tryeza te rrumbullaketa ekspozita fotografike prezantime te produkteve dhe projekteve te reja duke e kthyer Gjirokastren ne qender dhe promotore te zhvillimit te artizanatit shqiptar. Mbeshtetur mbi bazen e disa kritereve dhe standardeve te njohura te UNESCO-s organizatoret e ketij panairi kane shpallur dy konkurse e cmime per artizanet pjesemarres Produkti me i mire artizanal dhe Produkti me i mire artizanal me motive per Gjirokastren. Ne perfundim nje panel ekspertesh kane vleresuar te gjitha pavijonet dhe produktet duke pasur si kriter vleresimi cilesine origjinalitetin risine marketingun respektin per mjedisin te drejtat e autorit dhe pergjegjshmerine sociale. Ata kane shpallur edhe fituesit e dy cmimeve. Cmimin e pare per Produktin me te mire artizanal e mori Beti Muharremi perfaqesuese e Shoqates Dera e Hapur qe perfaqesoi ne panair 88 grupe grash artizane nga Kosova. Ky cmim iu dha per produktin artizanal te kombinuar qe ishte nje kemishe per vajza dhe nuse e punuar ne tezgjah dhe me qendisje. Me cmimin e dyte per Produktin me te mire artizanal eshte vleresuar artizania e puneve ne filigram Satbere Drishti nga Shkodra ndersa me cmimin e trete eshte vleresuar artizani Isuf Skenderi nga Tirana me punimet e tij te pipave te drurit me dekoracion tradicional. Nderkaq me cmimin e pare Produkti me i mire artizanal me motive per Gjirokastren juria ka vleresuar artizanin shkodran Zija Karini me nje tablo te qytetit te gurte te punuar ne dru me nje teknike tradicionale te kombinuar pirografie. Cmimin e dyte e meritoi qendistarja gjirokastrite Eleonora Cici me nje centro te punuar me grep dhe me qendisje qe paraqet Kullen e Sahatit te Gjirokastres ndersa me cmim te trete u vleresua gurgdhendesi gjirokastrit Muhedin Makri per skalitjen ne gur te nje pamjeje te Ures se Ali Pashe Tepelenes qe ndodhet ne afersi te lagjes Dunavat te ketij qyteti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›