E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet zinxhiri i gjyqeve mes Prefektures dhe Keshillit te Qarkut

Gjirokaster Prefektja kerkon te shpallet i paligjshem kryetari i zgjedhur nga te majtet

Prefektja e Qarkut te Gjirokastres Mimoza omo kembengul ti shkoje deri ne fund ceshtjes ligjore qe lidhen me legjitimitetin e mandatit te kryetarit te Keshillit te Qarkut Sulo Mucobeges dhe akteve administrative te leshuara apo legalizuara prej firmes se tij. Burime nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster bene te ditur zyrtarisht per gazeten Shqip se prefektja omo brenda afatit ligjor ka apeluar me te njejtat pretendime legjitimitetin e mandatit te vendimeve dhe urdhrave te nxjerre nga kryetari i Keshillit te Qarkut Gjirokaster pas vendimit te dhene nga togat e zeza qe i konsideronin te vlefshme aktet dhe mandatin e kryetarit Sulo Mucobega te zgjedhur ne shtator te ketij viti. Vendimi eshte shpallur ne daten 19 dhjetor te vitit te kaluar nga gjyqtari Guxim Boci sipas te cilit aktet dhe vendimet e ketij keshilli qarku te marra me shumice te majte te firmosura prej Mucobeges konsiderohen te vlefshme dhe ligjore. Pas ketij vendimi te Gjykates se Faktit ne Gjirokaster kryetari Mucobega i zgjedhur nga 23 votat e grupimit te majte Aleanca per te Ardhmen mori te drejten te ushtroje detyren e tij por natyrisht apelimi nga prefektja e qarkut Mimoza omo e rikthen konfliktin ne piken e nisjes. Padia civile per vlefshmerine e akteve dhe zgjedhjen e kryetarit eshte iniciuar nga prefektja me pretendimin se kryetari Mucobega nuk kishte paraqitur doreheqjen si nepunes i administrates se Keshillit te Qarkut ne momentin kur u zgjodh si kryetar i ketij keshilli. Ne nentor te vitit te kaluar ishte Gjykata e Apelit ne Gjirokaster qe rrezoi vendimin e marre nga Gjykata e Shkalles se Pare qe percaktonte pezullimin nga detyra si mase provizore te sigurimit te padise ne lidhje me Keshillin e Qarkut vendim i cili nuk i lejonte ushtrimin e mandatit te kryetarit te zgjedhur ne muajin shtator. Keshilli i Qarkut te Gjirokastres per me shume se kater muaj ka mbetur i paralizuar ne veprimtarine e tij per shkak te vijueshmerise se proceseve gjyqesore lidhur me vlefshmerine e mandatit te kryetarit. Nderkohe lajmi per apelimin e ceshtjes civile per vlefshmerine e mandatit te kryetarit konfirmohet nga vete kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare ne Gjirokaster Desart Avduli por sipas tij dosja e kesaj ceshtjeje nuk i eshte percjelle ende Gjykates se Apelit ne Gjirokaster per arsye te plotesimeve procedurale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›