E Diel, 1 Nëntor 2026

Arumunët në Shqipëri pro regjistrimit etnik të popullsisë

Arumunet ne Shqiperi mbeshtesin regjistrimin e popullsise sipas perkatesise etnike. Jani Gusha, anetar i kryesise se shoqates se arumuneve te Shqiperise, duke iu referuar zerave qe thone se ky lloj regjistrimi do te ndryshoje harten etnike te Shqiperise thote se ky pretendim nuk qendron.

"Mendoj se kjo perqindje mund te rritet pak, jo se do rritet shume, dhe
debati qe behet se mund te dali qe etnite te kene nje rritje te madhe,
dhe kjo do te coje ndoshta ne mendimin se Shqiperia eshte nje shtet
multietnik nuk qendron, sepse edhe sipas kritereve qe kane per kete
ceshtje, duhet te jete mbi 25 per qind minoriteti qe nje shtet te mos
quhet homogjen, qe nuk ka per te vajtur asnjehere ne Shqiperi. Ai qe e
ndjen veten se eshte arumun, ai e deklaron apo jo, eshte arumun. Dhe
ndonje tjeter qe nuk eshte arumun po do thote jam arumun, nuk ka se si
te ndodhi", thote Gusha.

Ai thote se arumunet duke e ditur se sa jane mund te adresojne edhe
kerkesat e tyre ndaj shtetit. "Ne na intereson ky numer se duam te dime
mbi c'numer punojme. Dhe jo vetem kaq, po dhe zeri yne perballe
institucioneve zyrtare shteterore, sipas ketij numri do te jete edhe
pesha e zerit tone per te kerkuar dicka", vijon ai.

E ndersa flet per historine e arumuneve, Jani Gusha qe eshte dhe
kryeredaktori i gazetes "Vllazeria", nje botim i shoqates, thote se ka
nje lidhje afersie me rumunet. "E gjejme nje afersi te jashtezakonshme
sidomos ne fjalorin themelor, te gjitha qe perdoren ne shtepi, qe kane
te bejne me pjeset e trupit, me bagetite etj., jane te njejta. Tani kjo
eshte nje dicka per tu diskutuar, dhe ne themi qe kemi nje afersi me te
madhe me popullin rumun", tha Gusha.

Arumunet njihen si nje komunitet linguistik ne vendin tone, dhe sipas
zotit Gusha ne dokumentat zyrtare te KE-se eshte kerkuar qe te gjithe
komunitetet te jene kombetare dhe ne kete aspekt kjo eshte dhe kerkesa
qe shoqata i drejton autoriteteve zyrtare.

Taulanta Boja

Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 shkurt 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›