KLD nis analizën vjetore për gjykatat
Keshilli i Larte i Drejtesise nis analizen per punen e gjykatave. Sistemi i drejtesise eshte kusht per integrimin ne Bashkimin Evropian dhe KLD ka kerkuar qe te plotesohen kerkesat qe paraqesin institucionet e drejtesise ne vend. Infrastrukture, paga me te larta, dhe siguri per jeten e punonjesve te drejtesise, ishin kerkesat kryesore gjate kesaj analize.
"Volumi i punes eshte nder me i larti ne dhjete vitet e fundit, dhe se
dyti, pavaresisht nga ky fakt, cilesia e gjykimit, relativisht eshte
garantuar nga shumica e ceshtjeve te ankimuara, pasi rezulton se nga
gjykata e Apelit, Tirane, jane lene ne fuqi 67 per qind e ceshtjeve
civile, dhe 53 per qind e ceshtjeve penale. Nevoja per nje
infrastrukture me te mire, qe gjyqtari te mos detyrohet te zhvilloje
seanca ne nje zyre nje meter larg paleve ne gjykim. Nevoja per nje
pagese me te larte, qe gjyqtari te mos kerkoje dhe mos as dhe te jape
idene qe kerkon forma sekondare shperblimi qe konkurrojne pagen e tij,
qofshin ato ore mesimi neper shkolla dhe trajnime apo aludime per
veprime korruptive. Se treti nevoja per me shume mbrojtje fizike te
gjyqtarit, i cili gjykon veprimet kriminale te shtetasve te ketij vendi,
por qe jashte marredhenies se punes eshte gjithashtu i ekspozuar ndaj
elementeve kriminale", tha Spahiu.
Gjykata e Tiranes eshte gjykata me e varfer jo vetem ne Shqiperi, por
dhe ne Evrope, si dhe ne shume kryeqytete te Afrikes se Veriut dhe
Amerikes Latine, edhe pse ka arketuar me shume se gjykatat e tjera te
vendit.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi