Rama e Berisha, të shtunën te Topi. Vendimi pas takimit me ambasadorët
Do të mblidhet të shtunën në ambientet e Presidencës, tryeza e shumëkërkuar dhe polemizuar e dialogut mes Ramës dhe Berishës. Paraditen e 13 shkurtit, Presidenti i Republikës Topi, në cilësinë e moderatorit, do të ulë në të njetën tryezë pas shumë kohësh Edi Ramën dhe Sali Berishën, në përjekje për të zgjidhur krizën politike. Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, kreu i shtetit ka vendosur një gjë të tillë pas takimeve të së hënës me diplomatët Lohan, Montobio dhe Uidhers. Po sipas këtij njoftimi, data është përcaktuar dhe pas kontakteve me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryesocialistin Rama.
Në trataktivat për organizimin e tryezës së dialogu për zgjidhjen e
krizës politike në vend, kreu i shtetit Bamir Topi intensifikoi
konsultat me ndërkombëtarët. Rreth ores 12:40 në Presidencë, këtë të
hënë mbërriti ambasadori spanjës, Manuel Montobio dhe përfaqesuesi i KE,
Helmut Lohan. 50 minuta më pas në zyrën e kreut të shtetit erdhi dhe
ambasadori amerikan Uidhers. Ndonëse me dyer të mbyllura, sipas faqes
zyrtare të presidencës, gjatë bisedimeve ambasadorët kishin inkurajuar
kreun e shtetit t’i qëndronte rolit të tij si moderator, duke e cilësuar
këtë si një rol kyç.
Ata e kanë quajtur tryezën përpjekjen kryesore për të normalizuar klimën
politike dhe rivendosjes së dialogut parlamentar. Ndërkohë në 22
shkurt, pritet të vijë nga Strazburgu delegacioni i asamblesë
parlamentare të Këshillit të Europës, i cili gjithashtu do të tentojë
negociatat mes Ramës dhe Berishës në zgjidhjen e krizës.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 09 shkurt 2010 )
< I mëparshmi