E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Bashkëpunim për të përballuar emergjencën

Gjatë një takimi me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Arvizu, kërkoi angazhim dhe bashkëpunim të qytetarëve për të përballuar situatën emergjente.

Ai shprehu solidaritetin me banorët e zonave të izoluara, teksa theksoi se “qytetarët të japin kontribut në masat që po merren”.

 “Dëshiroj të theksoj shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë të bllokuar në verilindje, juglindje dhe në veri të vendit. Jemi të shqetësuar për situatën e tyre dhe mirëqenien e tyre dhe shpresoj që të gjithë në këtë vend t’i bashkëngjitemi qeverisë qendrore dhe asaj vendore, për tu ardhur në ndihmë këtyre personave”, tha Arvizu. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, shprehu mbështetjen ndaj qeverisë për masat e marra.

                                                                                             2012-02-13 12:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›