Viktimat në Kosovë, Topi e Rama mesazhe ngushëllimi

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik të vdekjes së anëtarëve të familjes Reka nga orteku i borës, që ishte një ngjarje e hidhur dhe tragjike. Më lejoni që në këtë ditë zie për mbarë Kosovën, në këto momente të rënda për vajzën e vogël të mbijetuar e për të afërmit e viktimave t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta edhe në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë!”, thuhet në telegram.
Më tej, Presidenti Topi, shkruan se duke “ndarë me ju hidhërimin e madh për këtë tragjedi, dëshiroj t’ju shpreh solidaritetin e mbarë shtetit dhe institucioneve shqiptare, duke ju siguruar njëkohësisht se ndihma dhe përkrahja jonë nuk do t’ju mungojë për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë në mënyrë që ta kapërceni sa më shpejt këtë situatë si dhe pasojat e rënda të shkaktuara nga moti i keq”.
Ndërkohë, edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar një telegram kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me këtë ngjarje. “Me hidhërim të thellë bashkohem në dhimbjen e Kosovës në këtë ditë zije për humbjen e jetëve prej fatkeqësisë natyrore në fshatin Restelicë. Jam pranë Jush dhe Ju siguroj se njësoj si unë janë pranë jush të gjithë qytetarët e Shqipërisë së tronditur nga tragjedia në këto orë të vështira, ku të tjera jetë njerëzish kërcënohen nga gjendja e rëndë natyrore andej e këtej kufirit”, shkruan Rama. /Start/
2012-02-13 14:06