E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD mbledhje me debate, pranohet dorëheqja e Spahiut

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, por mësohet se ajo është shoqëruar me debate të ashpra midis Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi.

Në mbledhje, Halimi ka kërkuar që të mos pranohet dorëheqja e Spahiut, por vendimi për shkarkimin e tij të merret nga Parlamenti. Kërkesa është rrëzuar me 8 vota pro dhe 5 kundër. Spahiu dha dorëheqjen javën e shkuar, teksa është ngritur një komision hetimor për të hetuar veprimtarinë e tij në krye të KLD-së dhe përdorimin e këtij institucioni për qëllime politike. /Start/

                                                                                             2012-02-13 14:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›