Rama: Bashkëpunim për të përballuar emergjencën

Rama shprehu shqetësimin e mijëra familje nuk kanë ndihmën e duhur nga shteti.
“Njerëzit kërkojnë ndihmë, kryetarët tanë të komunave në veri janë të angazhuar bashkë me deputetet për të bërë gjithçka por mundësitë e tyre janë shumë të kufizuara, skano as fonde e as mjete, ndërkohë që forcat e emergjencës kanë degraduar. Qeveria të mos fshihet pas fjalimeve boshe, një plan gjithpërfshirës solidariteti, organizim transparent dhe informim në kohë reale, bashkëpunim real me strukturat pa dallime partiake janë të nevojshme. Të gjithë këto mungojnë se qeveria nuk ka plan, organizim, struktura të mirëfillta për emergjencën. Ne jemi gati të kontribuojmë, të bashkërendojmë forcat, po mobilizojmë strukturat vendore edhe në zonat jashtë kërcënimi me një zinxhir solidariteti në ndihmë të të izoluarve”, ka theksuar Rama.
Për kreun e opozitës, një tjetër problem madhor është edhe mungesa e energjisë elektrike, dhe kriza sipas tij, që po i troket vendit. “Prerjet e energjisë po ndihen kudo, borxhi i KESH është dramatik, CEZ po ashtu në gjendje të vështirë. Rreziku i kolapsit energjetik nuk duhet të konsiderohet i pamundur, por prapa derës. Në Kuvend të bëjmë përpjekje për të bashkërenduar forcat, të votojmë financim të posaçëm për krizën e zonave të bllokuara dhe atë energjetike. Ndërkohë që duhet menduar që sot për të përballuar rrezikun e përmbytjeve”, shtoi ai./Start/
2012-02-13 12:49