McIlëham: Luftë kundër korrupsionit sfidë për integrimin

“Përdorimi i pushtetit – i fondeve publike apo postit – për përfitime personale, tjetërson sistemet demokratike”, theksoi ajo në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Transparency International për projektin e tyre “Sistemi i Kontrollit mbi alokimet e buxhetit, si pjesë e Strategjisë Anti-korrupsion”, të financuar nga Këshilli Britanik dhe Banka Botërore.
Ambasadorja nënvizoi se “ky projekt është një shembull i qartë i punës ndërgjegjësuese dhe monitoruese kundër korrupsionit, e cila kërkohet edhe nga Raporti i Progresit të vitit 2011”. “Pas planit te veprimit, ngritjes se institucioneve dhe mjeteve kundër korrupsionit, vëmendja tani është e përqendruar tek zbatimi dhe veprimi konkret: “Zbatimi i strategjisë anti-korrupsion të qeverisë dhe veprimi për të hequr pengesat për hetimet ...duke përfshirë imunitetin e gjyqtarëve, deputetëve dhe zyrtarëve”, u shpreh ajo. Ambasadorja theksoi se “Reforma e besueshme dhe e qëndrueshme kërkon angazhimin dhe mbikëqyrjen e medias dhe shoqërisë civile”. /Start/
2012-02-13 15:57