Arvizu Berishes Shqiperia anetar i denje i NATO-s

Kreu i diplomacise amerikane i prezantoi Kryeministrit strategjine e re te mbrojtjes te SHBA-ve te prezantuar pak dite me pare nga Presidenti Obama
Kryeministri Sali Berisha u takua dje me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Aleksander Arvizu. Ambasadori Arvizu vleresoi rolin e Shqiperise si nje anetar i denje dhe aktiv i Aleances se Atlantikut te Veriut ne operacionet qe NATO ka ndermarre dhe ndermerr ne Afganistan Irak etj ne luften kunder terrorizmit dhe mbrojtjes se paqes dhe stabilitetit global. Ne kete kuader ai e njohu Kryeministrin Berisha me Strategjine e re te Mbrojtjes se SHBA te prezantuar pak dite me pare nga Presidenti Obama. Ambasadori Arvizu u ndal ne drejtimet kryesore te strategjise ne te cilat theksohet nje angazhim me i madh i SHBA-se ne Azi vazhdimi i angazhimit nepermjet partneritetit ne Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rendesise themelore qe Evropa dhe NATO ka ne strategjine globale te SHBA. Gjithashtu Ambasadori i paraqiti Kryeministrit dokumentin per strategjine e mbrojtjes.
Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin Arvizu per kete prezantim te strategjise se re te mbrojtjes se SHBA si dhe vleresoi drejtimet ne te cilat ajo zhvillohet. Ne kete kuader Kryeministri cmoi si me rendesi per paqen dhe stabilitetin ne bote fokusimin me te madh te kesaj strategjie drejt Azise. Duke vleresuar lart rolin e SHBA dhe NATO-s ne Evrope ne zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve ne rajonin e Evropes Juglindore ne dy dekadat e fundit shefi i mazhorances nenvizoi rendesine e vazhdimit te mbajtjes ne te ardhmen te pranise se SHBA dhe te NATO-s ne Rajon si nje kusht i rendesishem per garantimin e paqes stabilitetit dhe zhvillimit demokratik te ketij rajoni.
Kryeministri ritheksoi angazhimin maksimal te qeverise shqiptare per te permbushur detyrimet e saj ne kuadrin e NATO-s si dhe perkrah aleatit te saj strategjik Shteteve te Bashkuara te Amerikes kudo qe kjo te jete e nevojshme.
Edhe me heret shefi i qeverise shqiptare eshte shprehur ne lidhje me detyrimet dhe pergjegjesite qe Shqiperia ka ndaj nje organizmi te tille sic eshte NATO-ja.
Shefi i mazhorances ka deklaruar se pas perpjekjeve te medha qe Shqiperia ka bere per tu bere pjese e NATO-s vleresimi i organizmave nderkombetare ka qene i dukshem. Ai ka theksuar se tani Shqiperia eshte nje anetare me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut Verior dhe per kete arsye ajo duhet te plotesoje te gjitha kushtet e vena nga NATO. Shqiperia eshte anetarja me i re e NATO-s dhe eshte shume e vendosur te realizoje te gjitha detyrimet e saj. Se bashku me te gjitha vendet e rajonit ne jemi ne Afganistan dhe do qendrojme atje deri sa NATO te qendroje atje. Po perpiqemi te modernizojme Forcat e Armatosura ti trajnojme dhe ti pajisim me nje pamje me te mire - eshte shprehur Kryeministri Berisha me pare ne lidhje me misionet paqeruajtese.
Kreu i qeverise me heret ka garantuar Aleancen e Atlantikut te Veriut se Shqiperia dhe shqiptaret mbeten plotesisht te vendosur te bejne te gjitha perpjekjet per te permbushur me dinjitet te plote cdo obligim qe rrjedh nga anetaresia e vendit ne kete aleance si ne misionet e saj ne zonat operative ku aleanca eshte e angazhuar dhe do angazhohet ashtu edhe ne konsolidimin ne Shqiperi te shteti ligjor rendit kushtetues garantimit te lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare reformave te thella te forcave tona te armatosura per pershtatjen e tyre gjithnje e me te mire me standardet e kesaj aleance.Ne te njejten kohe shefi i qeverise ka falenderuar NATO-n per misionin e tyre ne perballimin me sukses te permbytjeve ne zonen e Shkodres ne dy vitet e kaluara.