E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS homazhe per 21 janarin

Partia Socialiste vendosi dje qe per te kujtuar 4 viktimat e demonstrates se 21 janarit 2011 do te kryhen homazhe tek familjaret e tyre dhe njekohesisht ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Vendimi u mor ne mbledhjen e thirrur nga kryesocialisti Rama me sekretaret e partise ne te cilen u vendos qe homazhet e kesaj dite do te jene te ngjashme me ato te zhvilluara ne daten 28 janar te vitit 2011. Me 21 Janar te vitit 2011 ne demonstraten e organizuar nga opozita u vrane Ziver Veizi Aleks Nikaj Faik Myrtaj e Hekuran Deda. Pjese e takimit takim te djeshem ne PS ishte edhe diskutimi i kalendarit te punes se sekretareve por edhe ne lidhje me programin politik te socialisteve. Po ashtu dje u bene te ditura disa detaje edhe ne lidhje me aktivitetet qe pritet te zhvilloje PS-ja me rastin e 20-vjetorit te themelimit te FRESSH-it. Sekretari per Rinine dhe Emigracionin Erion Veliaj ne nje prononcim per PSTV pohoi se do te jene disa aktivitete qe do te ndermerren nga PS ne 15 janar. Kjo dite do te jete sigurisht nje feste per te festuar 20 vjet te rinise progresiste. Por sigurisht do te kete edhe nje menyre per te folur per te tashmen per te folur mbi programin per te dhene disa ide kryesore mbi menyren se si PS pretendon te qeverise per pjesen e rinise per buxhetin e arsimit dhe punesimin e te rinjve qe jane dy pika kryesore per rinine. Do te jete nje pushtim i Tiranes nga te rinjte e Shqiperise do te filloje me nje aktivitet ne Pallatin e Kongreseve ku do te jene te ftuar shume artiste dhe figura publike ne vend qe kane frymezuar te rinjte ne keto vite. Do te jene nje moment kur ata qe kane qene themelues te levizjes do te takohen me ata qe jane aktualisht nje takim mes brezave. Me pas do te kemi nje ekspozite qe do te zhvillohet ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne ekspozite e protestuesit shqiptare e te rinjve protestues shqiptare. Nuk ka arsye pse ne te mos cmojme menyren se si protestuesit transformuan menyren e te berit debat publik aq me teper qe eshte edhe nje jave perpara 21 janarit - deklaroi Veliaj. Gjithashtu ai nenvizoi me tej se aktivitetet e kesaj dite do te mbyllen me nje takim me te rinjte ne sallen e Akademise se Arteve ku ne qender te diskutimit do te vendoset programi politik i shpallur nga kreu socialist Edi Rama. Pasdite tek Akademia e Arteve do te kemi nje aktivitet kryesisht per programin. Ne u kemi kerkuar pjesemarresve rreth 500 veta qe te sjellin ide konkrete se si mund te pasqyrohet programi i PS-se. Ne permes ketyre aktiviteteve duam te ndezim nje shkendije per rinine. Me pas javen qe vjen dot nisim nje tur fillimisht ne qytetin e Durresit ku do te jemi dy-tri dite per te bere seanca e takime ne te gjithe qarkun e Durresit - u shpreh Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›