Kryeministri takon Igli Totozanin Prioritet te drejtat e njeriut
Kryeministri Berisha priti ne zyren e tij Avokatin e Popullit Igli Totozani. Shefi i mazhorances i uroi avokatit te sapozgjedhur suksese ne detyren e re duke e vleresuar si shume te rendesishme punen e institucionit te Avokatit te Popullit. Ai e cilesoi rolin kushtetues te Avokatit te Popullit si te nje rendesie themelore ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Kryeministri Berisha u shpreh se me zgjedhjen e zotit Totozani u permbyll nje proces i rendesishem per te cilin mazhoranca kishte treguar prej kohesh gatishmeri te plote ne pranimin e kandidaturave te propozuara nga opozita ne emerimin e funksionit te Avokatit te Popullit. Ne te njejten kohe zgjedhja pa debat e Avokatit te Popullit dhe me konsensus permbushi edhe nje nga 12 kerkesat e nderkombetareve qe Shqiperia duhet te plotesoje per tu bere pjese e familjes se madhe evropiane. Ky rast tregoi se qeveria mund te bashkepunoje me opoziten ne te mire te vendit.
Gjate takimit Kryeministri e siguroi Avokatin e Popullit per mbeshtetjen e plote nga ana e qeverise shqiptare te punes se ketij institucioni dhe gatishmerine per te bashkepunuar si ne konsultimin per hartimin e legjislacionit te nevojshem qe ka lidhje me te drejtat e njeriut ashtu edhe ne zbatimin e rekomandimeve te Avokatit te Popullit ne lidhje me problemet e konstatuara ne respektimin e ketyre te drejtave.
Nga ana e tij avokati Totozani e falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen qe ai i dha ne ushtrimin e detyres se tij. Ai cmoi se mazhoranca e gjere me te cilen u votua kandidatura e tij e angazhon ate akoma me shume ne kryerjen e detyres ne perputhje me Kushtetuten ligjin dhe larg ndikimeve politike ne interes vetem te qytetarit.
Ne takimin dypalesh u nda i njejti mendim ne lidhje me nevojen per tu fokusuar ne ceshtje me rendesi themelore ne respektimin e te drejtave te njeriut. Te dy bashkebiseduesit pasi konstatuan permiresim ne sistemin e institucioneve te vuajtjes se denimit theksuan nevojen per te bere me shume ne kete drejtim. Gjithashtu ata rane dakord per te bashkepunuar ne permiresime situates ne fusha te tjera qe jane prioritare per shqiptaret.
Diten e djeshme Avokati i Popullit priti ne zyren e tij edhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane Eugent Wollfarth. Ky i fundit e cilesoi si te pazakonte zgjedhjen e Avokatit te Popullit me 127 vota nga Parlamenti duke u shprehur se ky eshte nje besim dhe nje mbeshtetje shume e madhe per Totozanin dhe per gjithe institucionin.
Ne te njejten dite Totozani ka pritur ne zyren e tij ambasadorin danez Jensen vendi i te cilit mban presidencen e radhes se BE-se. Ne takim u diskutua per bashkepunimin mes dy institucioneve homologe dhe per interesin e vecante qe ka Danimarka ne zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve te institucionit te Avokatit te Popullit. Te gjitha keto takime jane ne kuader te njohjeve me perfaqesite diplomatike si dhe te vendosjes se urave te bashkepunimit mes ketij institucioni