E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Besim se Rama e Meta do t’u përgjigjen votuesve, kanë mbështetjen e SHBA

TIRANE- Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Amerikane, të shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, zhvilluan një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama, në selinë rozë.

Në përfundim të takimit ambasadori Arvizu deklaroi për mediat se SHBA mbështesin mazhorancën e re në Shqipëri dhe presin me kënaqësi të punojnë me qeverinë e re, sapo ajo të formohet. Sipas ambasadorit, e rëndësishme është transparenca në çdo fushë, kredibiliteti dhe përgjegjshmëria.

Zoti Arvizu shprehu besim se liderët e partive kryesore të koalicionit fitues, Rama dhe Meta, do tu përgjigjen votuesve me krijimin e qeverisë së re.

Sipas ambasadorit Arvizu, Rama i siguroi përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë se do të punojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›