Arvizu Do te eci ne gjurmet e Withers
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane derguar pasdreken e djeshme ne Tirane ambasadorin e tyre te ri ne Shqiperi Alexander Arvizu. Ne oren 14.00 perfaqesuesi i SHBA-ve preku token shqiptare per here te pare duke shprehur entuziazem perpara gazetareve dhe perfaqesuesve te ambasades qe e priten ne aeroportin e Rinasit. Miredita. Isha gati te thosha miremengjes. Besoj se tani eshte mengjes ne Uashington DC. Smund tju them sa i lumtur jam qe ndodhem ketu sot. Kjo eshte vizita ime e pare ne vendin tuaj te bukur dhe pyes veten pse kam pritur kaq gjate. Jam thellesisht i nderuar qe jam ambasadori i ri i SHBA-se ketu ne Shqiperi - ishin fjalet e para te ambasadorit i cili ashtu si edhe paraardhesit e tij pritet te kete nje rol te rendesishem ne ngjarjet qe do ndodhin kater vitet e ardhshme ne vendin tone. Duke bere falenderimet e rastit per drejtuesit e larte te shtetit dhe diplomacise amerikane per detyren qe i kishin besuar Arvizu beri te qarte se ai do te ecte gjate detyres se tij ne gjurmet e paraardhesve dhe kryesisht ne ato te ish-ambasadorit John Withers.
Jam shume i ndergjegjshem per faktin se shkel ne gjurmet e disa paraardhesve te jashtezakonshem te cilet kane qene ketu 20 vitet e fundit qe nga rivendosja e marredhenieve. Flas sigurisht per paraardhesin tim te nderuar John Withers por jo vetem per te edhe shume te tjere para tij. Shpresoj vetem qe te mund te vazhdoj ne gjurmet e trashegimise qe ata kane lene - deklaroi ambasadori i ri duke shtuar se ai falenderonte Presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton per detyren qe i kishin besuar. Gjate fjales se tij perpara medias nga Rinasi Arvizu deklaroi se ai do te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Europian dhe ne struktura te tjera te rendesishme por gjithashtu theksoi se ai do te kishte shume per te mesuar nga vendi yne. Kam shume per te mesuar por jam shume shume i emocionuar per kete mundesi. Duket se me cdo muaj qe kalon Shqiperia vazhdon marshimin e pandalshem drejt integrimit me te ngushte me bashkesine euroatlantike - deklaroi ambasadori Arvizu. Por ambasadori amerikan theksoi gjithashtu ne fjalen e tij se jo gjithcka do te ishte e lehte per te gjate qendrimit ne Shqiperi por la te kuptohej se kishte besim se shqiptaret do tia lehtesonin punen. Ne deklarimin e tij te pare per mediat Arvizu nuk foli ne asnje moment per politiken shqiptare por u perqendrua tek fakti se ne Shqiperi kishte njerez te mrekullueshem dhe vende te bukura per te vizituar. Me shume se cdo gje tjeter pres te udhetoj ne kete vend te bukur ne vende si Gjirokastra Shkodra Liqeni i Ohrit Saranda Vlora - deklaroi ai. Po keshtu Arvizu u premtoi gazetareve se takimet me ta do te ishin te shpeshta. Ne ditet ne vazhdim ambasadori i ri amerikan pritet te zhvilloje takime me kreret me te larte te vendit.