E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi ripyetet per koncesionet e naftes

Vendburimet Deputetja demokrate ka shpjeguar dhenien e te drejtes 64257rmes se bashkejetuesit te saj

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deshmuar dje me shume se dy ore ne Prokurorine e Tiranes ne lidhje me dhenien me koncesion te vendburimeve te naftes. Vokshi ka qene anetare e Keshillit Mbikeqyres te Kompanise shteterore Albpetrol dhe gjate ketij posti ka votuar per dhenien me koncesion te disa vendburimeve te naftes kompanise Streal Oil nje kompani me pronar Arjan Tartarin bashkejetuesin e saj. Deputetja ka shpjeguar te gjitha fazat qe nga momenti i paraqitjes se ofertave e deri tek vleresimi i te gjitha firmave ndersa tha se nuk ka pasur asnje konflikt interesi pasi ka vepruar duke studiuar ofertat dhe jo emrin. Ajo ka shpjeguar para prokurorit Valentin Preci dhe hetuesit Eljon Mustafaj se deklaratat e opozites ndaj familjes se saj kane qene te paverteta. Burimet e prokurorise shprehen te rezervuara ne dhenien e informacioneve rreth deshmise se deputetes ndersa saktesojne se Vokshi eshte marre ne pyetje ne cilesine e personit qe ka dijeni per nje veper penale. Hetuesit deklarojne se marrja ne pyetje eshte kryer ne kuader te procedimit penal per koncesionet e HEC-eve dhe menyren e dhenies se lejeve te ndertimit nga Bashkia e Tiranes.

Disa dite me pare ne prokurori eshte paraqitur edhe deputeti Edi Paloka per koncesionet e dhena nga Ministria e Energjetikes ne kohen kur ky dikaster drejtohej nga Genc Ruli. Paloka u mor ne pyete pasi ai figuron ne listen e anetareve te Keshillit Mbikeqyres te Koncesioneve prane Ministrise se Ekonomise. Deputeti demokrat mesohet se u paraqit me deshiren e tij ne Prokurori pasi te qenit me imunitet e ndalon organin e akuzes ti dergoje flete-thirrje. Deputetet demokrate pra Paloka dhe Vokshi kane mohuar ne menyre kategorike se eshte abuzuar me dhenien e koncesioneve te vendzbulimit te burimeve te hidrokarbureve. Sipas tyre Keshilli Mbikeqyres i Koncesioneve ku kane qene anetare ka respektuar te gjitha procedurat ligjore dhe ne zbatim te vendimeve te Keshillit te Ministrave ne dhenien e koncesioneve. Kompania fituese i plotesonte te gjitha kriteret dhe per kete shkak ka fituar - mesohet te kete thene nder te tjera Vokshi para prokurorise. Njesia Task-Force e Prokurorise prej disa kohesh ka nisur hetimet per akuzat e deputetes Albana Vokshi ne lidhje me projektin e ndertimit tek Liqeni dhe menyren e fitimit te koncesioneve nga kompania fituese ku mes tyre eshte administrator dhe aksioner edhe bashkejetuesi i deputetes Albana Vokshi shtetasi Arjan Tartari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›