E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Do të ishte mirë që KQZ të shpallte rezultatet

Ndaj, ai bëri apel që të ruhet qetësia, duke nënvizuar se askush nuk dëshiron që të ketë destabilizim të situatës.

Lidhur me vendimin e KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, Arvizu tha se "do të kishte qenë më mirë nëse KQZ do të kishte shpallur rezultatin paraprak, pasi kjo do të mundësonte kontestimin e votave nëse do të ishin vendosur në kuti të përshtatshme apo të gabuara".

Diplomati amerikan shtoi se pas përfundimit të procesit është me rëndësi që të nisë reforma zgjedhore. “Një nga sfidat në Shqipëri është që korniza ligjore nuk është aq e zhvilluar sa duhet të ishte pasi korniza ligjore, shteti ligjor dhe sundimi i ligjit janë shumë të rëndësishme", tha ai.

Arvizu përmendi edhe raportin e ODIHR-it të 2009-ës si dhe atë paraprak për zgjedhjet vendore, ku theksohet se në Shqipëri ka polarizim politik. "Për shkak të polarizimit politik këtë e shohim haptazi në KQZ, ku duhet të ketë dëshirë nga të dy palët që të gjendet një emërues i përbashkët për të ecur përpara", përfundoi ai. /Start/

                                                                                             2011-05-18 16:18
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›